Eklipsi në Manila, hëna mbulon diellin në 50% të tij
Edhe në Manila turma të tëra njerzish u mblodhën për të ndjekur nga afër eklipsin diellor, nga Filipinet.Pothaujse 50% e diellit u mbulua kur eklipsi arriti maksimumin në Manilla, tha Departamenti meteorologjik shtetëror.Turistët në Parkun Rizal ishin dëshmitar të eklipsit përrallor, teksa përdorën telefonat e tyre celular për të filtruar rrezet e diellit, të cilat në atë moment mund të jenë të rrezikshme."Kisha një pamje mahnitëse nga eklipsi prej teleskopit sepse është e vështirë ta shohësh atë me sy të lirë. Jam i lumtur që arrita ta provoj edhe këtë ngjarje në jetën time" tha Elyas Jr. Magsanoc Matencio, një ciklist i cili po vizitonte dhe udhëtontë në filipine këto ditë.Shuëm studentë e panë eklispin nga tarraca e observatorit të universiteteit shtetëror në Manilla, shoqëruar nga astronomët që i jepnin të dhëena rreth këtij fenomeni të rrallë.Studentët kishin marrë me vehte teleskopët për tra parë më mirë eklipsin."Jam super e lumtur që e shoh sepse jam përgatitur prej muajsh" tha Joy Detera, studente në këtë universitet.Eklipsi i fundit në Manilla ka qënë ai i tre viteve më pas dhe tani ndoshta mund të pritet një eklips tjetër vetëm në vitin 2019.Një eklips diellor ndodh vetëm kur hëna shfaq hije mbi tokë teksa kalon mes tokës dhe diellit.
/Oranews.tv/