Armando Prenga vetëpezullohet nga Kuvendi deri në vendimin e Gjykatës

Deputeti Armando Prenga është vetëtërhequr nga Kuvendi derisa Gjykata e Lartë të marrë një vendim për fajësinë ose jo ndaj personit të tij.Armando Prenga është në gjykim për tre akuza mes tyre plagosje e lehtë.Përmes një letre që mban datën 24 shkurt 2016 drejtuar kryetarit të Kuvendit  Prenga argumenton dhe pse vendosi vetëpezullimin duke bërë me faj PD se e kanë kthyer të tabelë qitjeje.Letra I nderuar kryetar i KuvenditDuke marrë shkas nga deklarimet e përfaqësuesve të PD-së dëshiroj tju bëj me dije vendimin tim ëpr tu vetëpezulluar nga aktiviteti i Parlamentit të Shqipërisë deri në marrjen e një vendimi gjyqësor për çështjen në të cilën unë jam i përfshirë.Edhe pse plotësisht i bindur në pafajësinë time dëshiroj të mbetem larg jetës parlamentare përsa kohë Sali Berisha dhe Lulzim Basha, që duhej të ishin përpara drejtësisë,më kanë kthyer në tabelë qitjeje se nuk dinë të bëjnë punë tjetër.Unë nuk dua ti jap kosto të tjera shpirtërore familjes time dhe të afërmve të mi. Ata nuk ma kanë borxh  baltën e Saliut dhe të Lulit, edhe pse janë të bindur në pafajësinë time.Prandaj do të vazhdoj deri në fund betejën gjyqësore, ndërkohë që PD le të mbajë të dënuarin Xhelal Mziu si hero të partisë në luftën për demokraciSinqerisht Armando PrengaPD kushtezoi marredhenien me parlamentinDje Partia Demokratike kushtëzoi marrëdhënien me parlamentin me nisjen e zbatimit të ligjit të dekriminalizmit. Këtë vendim ka marrë grupi parlamentar i Partisë Demokratike që u bë publik nga kryetari Basha. Po ashtu PD ka vënë si kusht edhe largimin e deputetit Armando Prenga nga kuvendi si dhe të tre deputetëve socialistë që sipas selisë blu po abuzojnë me tenderat publikë.Gjykata zbuti masen e sigurisePasi ka qëndruar për disa muaj në arrest shtëpie deputeti socialist Armando Prenga  është i lirë të dalë madje të frekuentojë edhe parlamentin. Me nje vendim të marrë mesditën e 19 shkurtit 2016, Gjykata e Lartë ka zbutur masën e sigurisë për deputetin duke e lënë në detyrim paraqitje. Ndërkohë ëshë refuzuar kërkesa për gjykim të shkurtuarAkuzat qe rendojne mbi PrengenDeputeti Armando Prenga akuzohet nga prokuroria per tre akuza armëmbajtje pa leje, plagosje e lehtë dhe kanosje për jetën.Ngjarja për të cilën akuzohet ndodhi në 8 shtator ne qytetin e Laçit ku Prenga u përfshi në një konflikt me familjen Çali nga Patoku, për Lagunën e Patokut. Si rrjedhoje e konfliktit dy persona mbetën të plagosur ndërsa  sipas prokurorisë deputeti ka qëlluar me një armë të cilën nuk e kishte me leje.[caption id="attachment_684981" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Letra e Armando Prengës Ne foto: Letra e Armando Prengës[/caption]/Oranews.tv/