Shërbimi zjarrëfikës, 22 Bashki pa stacione, detyrim ti ngrenë brenda 3 viteve

22 Bashki nuk kanë stacione zjarrëfikëse dhe në rast zjarri drejt tyre nisen ekipet nga qytetet më të afërta. Rastet janë të shumta kur ky shërbim nuk ka ndërhyrë në kohë për shkak të distancës dhe mungesës së infrastrukturës. Me ndarjen e re administrative, ky shërbim kalon nën administrimin e Bashkisë dhe pushteti vendor detyrohet të investojë në ngritjen e stacioneve zjarrëfikëse.Kjo është lista e 22 Bashkive që nuk kanë stacione të shërbimit zjarrëfikës.Situata paraqitet shqetësuese, sepse në rast zjarri shërbimet duhet të nisen nga qytetet më të afërta, por çdo vonesë do të thotë më shumë pasoja materiale dhe në rastin më të keq viktima në njerëz.Me ndarjen e re territoriale dhe me ligjin e ri, shërbimi zjarrëfikës administrohet tashmë nga Bashkitë dhe jo më nga Prefektura.Alfred Kristuli: Në Shqipëri ekzistojnë vetëm 38 stacione zjarrëfikëse në 38 bashki, 22 bashki janë të pambulura. Këto Bashkia për një periudhë kohore 3 vjeçare do të ngrenë stacionet zjarrëfikëse të kompletuara me automjete, me personel.Institucionet, ndërtimet e reja, objektet e banimit por dhe rrugët edhe e nevojshme të pajsien me sistemin hidrik. Edhe në këtë aspekt situata është shqetësuese sepse edhe në rrugët ku është investuar, ky sistem nuk funksionon.Alfred Kristuli: Rrugët kryesore që duhet të ketë me patjetër hidrande. Nëse do të kalojmë tek ndërtesat ka të përcaktuar qartë se çfarë masash dhe standartesh duhet të zbatojë çdo ndërtues, çdo projektues.Drejtuesit rajonal zhvilluan nje takim për efekt të riorganizimit të shërbimit të zjarrfikës në rang vendi bazuar në ndarjen e re administrative. Lista e stacioneve që duhet të ngrihen pranë bashkive gjatë vitit 2016

  1. Stacion zjarrfikës në bashkinë Shijak
  2. Stacion zjarrfikëës në bashkinë Vorë
  3. Stacion zjarrfikës në bashkinë Rrogozhinë
  4. Stacioni zjarrfikës në bashkinë Divjakë
  5. Stacion zjarrfikës në bashkinë Cërrik
  6. Stacion zjarrfikes në bashkinë Prrenjas
  7. Stacioni zjarrfikës në bashkinë Fushë-Krujë
Lista e stacioneve që duhet të ngrihen pranë bashkive gjatë vitit 2017
  1. Stacion zjarrfikës në bashkinë Kamëz
  2. Stacion zjarrfikës në bashkinë Roskovec
  3. Stacion zjarrfikës në bashkinë Ura Vajgurore
  4. Stacion zjarrfikës në bashkinë Maliq
  5. Stacion zjarrfikës në bashkinë Vau i Dejës
  6. Stacioni zjarrfikes në bashkinë Finiq
  7. Stacion zjarrfikës në bashkinë Selenicë
Lista e stacioneve që duhet të ngrihen pranë bashkive gjatë vitit 2018
  1. Stacion zjarrfikes në bashkinë Belsh
  2. Stacion zjarrfikes në bashkinë Dropull
  3. Stacion zjarrfikës në bashkinë Konispol
  4. Stacion zjarrfikës në bashkinë Libohovë
  5. Stacion zjarrfikës në bashkinë Këlcyrë
  6. Stacion zjarrfikës në bashkinë Pustec
  7. Stacion zjarrfikës në bashkinë Klos
  8. Stacion zjarrfikes në bashkinë Fushë-Arrëz