Ligji për dekoratat, Doda: Nëse nuk shqyrtohet, bllokojmë parlamentin
Deputetja, Mesila Doda, paralajmëron me bllokim të Kuvendit në rast se Parlamenti nuk merr në shqyrtim projektligjin e depozituar prej saj dhe deputetit Shpëtim Idrizi për heqjen e dekoratave për bashkëpunëtorët e ish-sigurimit të shtetit. Sipas saj, Komisioni i Sigurisë po bllokon qëllimisht projektligjin, duke i kërkuar Këshillit të Legjislacionit të vlerësojë nëse është antikushtetues.Vendimi i Komisionit të Sigurisë, për t’iu drejtuar për mendim Këshillit të Legjislacionit nëse është apo jo antikushtetues propozimin i deputetëve Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi për heqjen e dekoratave për bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit, për vetë propozuesen Doda ka vetëm një motiv.Doda:Përpjekje mjerane për ta ngecur ligjin pa e çuar në seancë plenare, e kanë të kotë.Paralajmërimi i Dodës, është i prerë:Doda: Ky ligj jo vetëm që do të kalojë, le ta ngelin me votë nëqoftëse duan, le ta tregojnë përpara shqiptarëve që i dhimbsen edhe nderimet që i bëjnë xhelatëve, por do të duhet që të shprehen me votë. Ndryshe parlamenti do të bllokohet deri në fund.Pyetja që ngre deputetja Doda është mbi qëndrimin që ka opozita mbi këtë vendim të Komisionit të Sigurisë.Doda: Kërkoj me forcë që opozita të shprehet mbi këtë akt që është depozituar në emër të Komisionit të Sigurisë, jo në emër të një deputeti të vetëm. Pse nuk është dërguar bashkë me këtë ligj edhe ligji i depozituar nga deputetët Edi Rama dhe Taulant Balla? A është ky një standart dyfish?Projektligji për heqjen e dekoratave duhet të merrej në shqyrtim nga Komisioni i Sigurisë, i cili e kaloi për interpretim tek Këshilli i Legjislacionit që relator për çështjen do ketë deputetin socialist, Pandeli Majko.Aktualisht në Kuvend për heqjen e dekoratave ka një projektligj tjetër të depozituar nga deputeti Edi Rama dhe Taulant Balla si edhe një rezolutë nga PD.