Meta në Danimarkë: Reforma në drejtësi krijon klimë të favorshme të biznesit
Gjatë takimeve me zyrtarë të lartë në Danimarkë, kryetari i parlamentit Ilir Meta ka theksuar se prioritet kryesor i axhendës politike shqiptare është reformimi pa vonesa i sistemit të drejtësisë, si kryefjalë për forcimin e luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar për krijimin e një klime më të favorshme biznesi për thithjen e investitorëve të huaj.Meta është takuar me kryetaren e parlamentit Pia Kjersgaard me të cilën biseduan rreth marrëdhënieve dypalëshe, zhvillimeve në rajonin e Ballkanit dhe integrimin europian të Shqipërisë dhe rajonit.Lidhur me zhvillimet e fundit në kontinentin evropian si pasojë e krizës emigratore, Meta theksoi se Shqipëria vlerëson se Bashkimi Evropian duhet ta trajtojë krizën e refugjatëve si një sfidë të përbashkët të vendeve anëtare, së bashku edhe me vendet e Ballkanit të cilat përdoren si vende tranziti.Gjatë qëndrimit të tij në Kopenhagen, Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta zhvilloi një takim edhe me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Social Demokrate, z. Henrik Sass Larsen si dhe u prit nga Ombudsmani i Danimarkës, Jorgen Steen Sorensen.