"Lëviz Albania", shpallen fituesit e fazës së parë të projekt-ideve
Përfaqësues të "Lëviz Albania", projektit për zhvillimin e demokracisë vendore në Shqipëri, ishin në Elbasan, dhe pas dy ditë prezantimesh, kanë përzgjedhur fituesit e fazës së parë të konkursit të ideve, mes 230 aplikimeve në total. Projekti ka për qëllim që qytetarët të përfitojnë nga përmirësimi i demokracisë vendore.Pas dy ditë prezantimesh të projekt-ideve nga OJF dhe individë, "Lëviz Albania" ka shpallur fituesit e fazës së parë të konkursit të ideve për Rajonin e Elbasanit, një proces që do shtrihet dhe qytete të tjera të vendit. Nga 230 aplikime në total, 3 kanë qenë për Elbasanin, dhe synojnë një efekt katalizator për demokracinë vendore. projektet janë përzgjedhura, bazuar në problematikat specifiket të secilës zonë.Valdete Sala: "Ajo që duam të ndryshojmë ne është që qytetari të jetë pjesë e qeverisjes për të përmirësuar qeverisjen. Ajo që duam ne është që qytetari të vërë para përgjegjësisë dhe përgjegjshmërisë ata që qeverisin. Qoftë të zgjedhur, qoftë punonjës në nivelet e qeverisjes vendore. Në fund të fundit duam një qytetari aktive për një qeverisje më të mirë”.Projekti "Lëviz Albania - Demokracia vendore në veprim" financohet nga Ambasada e Zvicrës në Shqipëri dhe zbatohet nga një konsorcium i 3 organizatave shqiptare, "Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë", "Co-Plan" dhe "Partnerët shqiptarë"./Oranews.tv/