Peza: PD po gjen çdo pretekst për të mos votuar reformën në drejtësi
PS deklaron se PD po përgatit bojkotin e Parlamentit në prag të miratimit të reformës në drejtësi. Në një dalje nga selia rozë, deputeti Alfred Peza tha se demokratët po gjejnë çdo pretekst për të mos votuar ligjin.Peza: Deputetët e PD hedhin akuza për çështje dhe vendime që i takojnë ekskluzivisht gjyqësorit shqiptar. Por, faktet janë të qarta. Kjo mazhorancë qysh në fillim të herës ka folur për nevojën që drejtësia shqiptare të reformohet. Kur mazhoranca punonte për reformën në drejtësi opozita bojkotonte parlamentin. Tani që po afron dita që reforma në drejtësi të votohet opozita po fillon sërish avazin e vjetër të bojkotit. Pse? Sepse është e qartë mazhoranca e do reformën në drejtësi kurse opozita kërkon me çdo kusht ta pengojë atë. Kush kërkon ti kontrollojë, mazhoranca që kërkon ti kalojë në sitë për të larguar të korruptuarit, apo opozita që i ka emëruar vetë dhe që sot kërkon ti mbrojë? Ne nuk pritëm as prokurorinë as gjykatën për të larguar deputetin nga radhët tona, ndërkohë që PD të dënuarit i ka shpallur të persekutuar politik.