Viruset gripale, fluks në pediatrinë e QSUT, prindërit presin në rradhë

Evitimi i mjekut të familjes apo qendrave shëndetësore vijon të shtojë radhët e pritjes së fëmijëve në urgjencën e QSUT. Prindërit ankohen se janë të detyruar të presin më shumë se një orë në radhë dhe ndoshta edhe më shumë kur virozat në qarkullim janë të theksuara. Dhe për të përballuar gjithë këtë fluks në dispozicion të urgjencës janë vetëm dy mjekë pediatër.Fëmijëve me temperaturë të lartë apo me komlikacione të tjera shëndetësore u duhet të presin më shumë se një orë në rradhë për të bërë konsultën apo për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.Shkak për këto rradhë të gjata të pacientëve në Urgjencën e Pediatrisë në QSUT është anashkalimi i mjekut të familjes dhe i bluzave të bardha në qendra shëndetësore.Fluksi shpeshherë vështirëson edhe punën e mjekut në dhënien e shpejtë të ndihmës mjekësore, ndaj jashtë kamerave bluzat e bardha e shohin si zgjidhje të kësaj mbingarkese, respektimin e sistemit të referimit.Shërbimi Urgjencës ofrohet vetëm nga dy mjekë pediatër, çka e vështirëson më tepër dhënien e ndihmës në kohë.Qytetarja: Po përpiqen këta të përgjigjen, po kujt do ti përgjigjen më përpara!Qytetari: Ka një gjysëm ore që pres.Qytetarja: Kemi një orë që presim këty në radhë.Isha dhe para dy ditësh ishte plot, nuk mundemi më kështu, ka shtet? Me dy dhoma vizitash është…. Kam një orë e ca, fëmijën tjetër e kam lënë në shtëpi, është i vogël. Fëmija do vizituar nuk ke çfarë të bësh, është me 40 temperaturë.Nga luhajta e temperaturave ka shtim të rasteve të vegjëlve që preken nga viruset gripale.Mjekët në këtë shërbim bëjnë të ditur se në një ditë, 350 fëmijë paraqiten në urgjencë.