Vidhen e shiten për skrap rrjetat e Rrugës së Kombit
Vjedhësit e materialeve për skrap, po çmontojnë rrjetat dhe mbrojtëset metalike në Rrugën e Kombit përgjatë segmentit Kukës -Morinë.Reduktimi cdo ditë i rrjetave për mbrojtjen nga rrëshqitjet e dherave e gurëve dhe mungesa e mbrojtësve metalike përgjatë kësaj arterie mjaft të rëndësishme tregojnë qartë që hajdutët punojnë fare të qetë gjatë natës duke i çmontuar ato.Çmontimi i rrjetës metalike, favorizuar dhe nga terreni i thepisur, shpesh herë ka sjellë rrëshqitje të dherave e gurëve që në jo pak raste kanë shkaktuar dëme ne automjetet që përshkojnë këtë rrugë.Edhe pse pikat e grumbullimit të skrapit janë në numër të madh në qytetin e Kukësit , askush nuk kryen kontrolle që mund të cojnë tek grabitësit që po shkatërrojnë infrastrukturën në Rrugën e Kombit.