Kanioni i Osumit ose “Koloradoja e Shqipërisë”, legjenda dhe bukuria që tërheq turistët

TIRANË, 24 Shkurt / ATSH-N.Lena / – Ndonëse jemi akoma në muajt e dimrit, temperaturat e favorshme dhe ditët me diellë në këtë fundshkurti, i ka krijuar mundësinë aventurierëve të sporteve të ujit që të udhëtojnë drejt kanioneve të Skraparit.“Këtë vit raftingu në këto kanione ka nisur më herët se vitet e tjera “, thotë Pëllumb Danellari, një specialist i AdZM-së të Beratit por njëkohësish edhe amator i sporteve në natyrë.“Ka qenë një mot i ngrohtë dhe me diell ky fundshkurti dhe dashamirës të natyrës dhe sporteve të saj, janë ngjitur në rrjedhën e Osumit për të ushtruar raftingun. Nuk kanë ardhur vetëm nga Tirana por ka pasur dhe të huaj që janë ngitur në këto lartësi”,  thotë Pëllumbi.Edhe ai vet banon në një fshat të thellë të Tomorrit, në Qafë Dardhë dhe kujdeset për Parkun Kombëtarë të kësaj zone. Po të ndjekësh rrjedhën e Lumit Osum dhe të ngjitesh drejt Skraparit, lumi ngushtohet  sepse kalon në formacione shkëmbore. Bëhet i rrëmbyeshëm dhe formon disa kanione. Dy quhen kanione të mëdha dhe të dy janë monumente natyre, midis tyre kanioni i Osumit, më i madhi në gjithë Shqipërinë, që me të drejtë është quajtur “Koloradoja e Shqipërisë”.Ai gjendet në sektorin Çorovodë – Hambull të luginës së Osumit, është rreth 13 km i gjatë, nga 4 deri në 35 m i gjerë, i thellë deri në 70-80 m, me shpate vertikale. Janë pikërisht ujërat e tij, që me forcën e tyre gërryesë dhe tretëse, kanë depërtuar në masën shkëmbore duke formuar kanionin me bukuri mbresëlënëse. Kur udhëton në brendësi të tij mahnitesh nga bukuria befasuese, por edhe nga disa përshtypje të çuditshme dhe të pabesueshme që të krijohen. Kjo nuk është e vetmia mrekulli e këtij kanioni: në disa sektorë të tij shfaqen ujëvara të mëdha me bukuri befasuese.Në muret vertikale të kanionit ka mjaft guva e zgavërime të formuara nga proceset gjeologjike.Midis tyre dallohet “Vrima e nuses”, që ndodhet 800 m në afërsi të fshatit të Bigazit dhe që është një zgavër apo ndoshta një shpellë karstike në formën e një galerie me gjatësi 7 – 8 m dhe diametër rreth 2 m.Me siguri në muret vertikale gëlqerore ka edhe shpella të tjera shumë më të mëdha, të cilat presin eksploratorët për t’i zbuluar dhe evidentuar vlerat e tyre të shumta.Ka qenë pikërisht bukuria e veçantë dhe forma interesante e këtij kanioni që rreth tij të dilnin edhe legjenda, të cilat kanë udhëtuar gojë më gojë deri në ditën e sotme.Midis tyre tregohet legjenda e nuses dhe ajo e gjurmës të shenjtit Abaz Aliu. Legjenda e lidh shpellën e “Vrimës së Nuses”, të përmëndur më lart, me fatin e një nuseje që po martohej pa dëshirën e saj, por që ishte e detyruar të zbatonte zakonin e vjetër. Krushqit po ktheheshin me nusen që kishin marrë në një fshat tjetër, kur arritën këtu nusja u thotë atyre se “po e çonin tek burri pa dëshirën e saj”, por krushqit nuk i dhanë përgjigje. Ndaj ajo e mendoi vet planin e ikjes. Duke iu lutur zotit, i drejtohet shkëmbit të kanionit: “Hapu, o shkëmb që të shpëtoj nga sikleti që më ka zënë”. Dhe shkëmbi e dëgjoi, menjëherë hapi një zgavër. Nusja u hodh nga kali dhe u fsheh në këtë vrimë. Krushqit u kthyen në fshat pa të. Më vonë kjo e çarë shkëmbore nisi të vizitohej nga nuse të reja qëkërkonin të bëheshin me fëmijë.Legjenda e dytë lidhet me format e çuditshme të krijuara nga grryerjet shkëmbore të ujit. Këto forma janë të ngjashme me gjurmën e një kali dhe të një shkopi.Ato gjenden pranë fshatit Dhores, rreth 5 km larg qytetit të Çorovodës. Legjenda i cilëson ato si gjurmët e shenjtit Abaz Aliu, i cili erdhi në Tomor nga Qerbelaja, hipur mbi kalin e tij të bardhë.Ai fluturoi dhe e la gjurmën e tij në dërrasën e Kajcës, nga ku përsëri fluturoi në malin e Tomorit. Besimtarët bektashianë për të qetësuar shpirtin, kërkojnë ndihmën e gjurmës së shenjtit.Lumi Osum formohet nga përrenj të shumtë që rrjedhin nga shpatet e Vithkuqit në malësinë e Korçës dhe dhe shpatet perëndimore te Gramozit në rrethin e Kolonjës.Gjatë rrjedhës se tij nëpër Skrapar, Osumi bashkohet me disa degë të tjerë të tij dhe formën e vërtete e merr në hyrje te qytetit të Beratit. Osumi pasi bashkohet me Devollin në afërsi të Urës se Kuçit formojnë Semanin. Gjatësia e Osumit është 161 kilometra, por pjesa me e bukur e tij është padyshim kanioni që ndodhet në rrethin e Skraparit.Kanioni i Osumit është më i gjati dhe ka lartësinë mesatare më të madhe në vend. Në fundin e tij, në Vaun e Grepckes, Osumi krijon një delte te bukur që shfrytëzohet nga banoret e Çorovodës dhe fshatrave përreth për të pushuar dhe bërë plazh gjatë stinës së verës.Në thellësi të tij, kanioni krijon gjashte ngushtica, në të cilat lumi mund te kalohet vetëm me not pasi kanioni është shumë i ngushtë.Kanioni i Osumit ka qenë thuajse i pashfrytëzuar për qëllime turistike deri në fillimin e viteve ’90.Por qysh nga ajo kohë kanionin kanë nisur ta vizitojnë turistë të huaj kryesisht italianë, francezë, çek por edhe nga vendet nordike të cilit e kanë kthyer në një rit të përvitshëm.Ata janë kryesisht të dhënë pas vozitjes me kanoe e kajak.Kanioni mund të vizitohet në dy mënyra, nëpërmjet shtratit të lumit me kanoe, kajak apo varka gome, ose në rruge tokësore me automjet apo në këmbe.Vozitja mund të bëhet në çdo stine të vitit pasi lumi nuk është shumë i rrëmbyeshëm, por zakonisht amatoret e këtij sporti preferojnë periudhën nga pranvera deri në fundin e vjeshtës. Vozitja me kajak e kanoe mund të bëhet duke i pasur vete këto mjete, në të kundërt një shërbim i tillë të ofrohet nga një agjenci turistike në qytetin e Beratit, e cila të ofron veç të tjerash dhe hotel, kuzhine tradicionale të zonës si dhe një guide vozitjeje nëpër kanion. Kanioni është krejtësisht një vepër e natyrës.Rruga automobilistike që lidh qytetin e Çorovodës me skajin e sipërm të kanionit të quajtur Hambull kalon thuajse ngjitur me bregun e kanionit. Ky aks rrugor nuk është shumë i mirë por mund të përshkohet me fuoristrade apo autovetura. Nga Çorovoda deri në Hambull mund të shkosh me linje furgoni.Gjatë vizitës nëpër kanionin e Osumit mund të shijosh edhe pamjen përrallore të disa ujëvarave, të cilat bien në lum nga një lartësi e madhe, si në Çerenisht, Zogas, Kalanjas, Dhores, Pigas e Blezencke.Gjatë kanionit mund të ndeshesh dhe disa shpellainteresante. Një pamje të rralle të kanionit mund ta shijosh dhe nga e vetmja urë që ndodhet në të, në afërsi të fshatit Blezencke.Pikërisht aty është vendi me i ngushte i kanionit dhe arrihet lartësia me e madhe nga shtrati i lumit. Në afërsi të fshatit Dhores mund të vizitosh dhe vendin e shenjte për besimtaret bektashian te zonës, pasi sipas legjendës aty gjendet “Gjurma e Imam Aliut”.Ky vend i shenjtë ndodhet në pjesën e sipërme të kanionit, ku në masivin shkëmbor, në të dyja anët e lumit, dallohen qarte gjurma e një njeriu, e një kali dhe gjurma e një bastuni.Sipas legjendës Imam Aliu e ka kaluar kanionin me një kërcim të kalit të tij. Si gjatë vozitjes nëpër lum ashtu dhe nëse ecën me këmbë ndesh burime me ujë të ftohtë. Hotelet më të afërta me kanionin ndodhen në qytetin e Çorovodës.Çmimet në to janë shumë të arsyeshme. Në restorantet e qytetit të ofrohet gatimi tradicional i zonës, mishi në hell i shoqëruar me disa produkte bulmeti si dhe me rakinë e shquar të Skraparit. Kanioni mund të përshkohet për afro treçerek ore me makinëe, tre ore në këmbe dhe pak me shumë se dy orër me kanoe apo kajak. /a.g/[caption id="attachment_684288" align="alignnone" width="720"]Kanioni i Osumit Kanioni i Osumit[/caption][caption id="attachment_684289" align="alignnone" width="1024"]Kanioni i Osumit Kanioni i Osumit[/caption]/Marrë nga ATA/