Johnson & Johnson do paguajë 72 mln $ familjes së gruas e cila vdiq nga kanceri
Një juri në shtetin e Missouri detyron kompaninë Johnson & Johnson (JNJ.N) t’i paguajë 72 milionë dollarë $ dëmshpërblim familjes së një gruaje e cila humbi jetën për shkak të kancerit në vezore.Kanceri ishte shkaktuar dhe nga përdorimi i pudrës për fëmijë dhe shampos që mban firmën e kësaj kompanie.Vendimi u dha mbrëmjen e së hënës nga një juri në gjykatën e St. Louis, dhe është i pari i këtij lloji thonë avokatët, informon Reuters.Johnson & Johnson përballet me akuzat se në përpjekje për të rritur shitjet ka dështuar në paralajmërimin e konsumatorëve se produkti I saj I pudrës mund të shkaktonte kancer.Mbi 1000 padi janë ngritur në gjykatën e shtetit të Missourit ndaj kësaj kompanie dhe 200 të tjera në Neës JerseyPretendohet se FOX, e cili jetonte në Birmingham të Alabamës kishte përdorur pudrën dhe shampon për higjienën intime, për më shumë se 35 vjet përpara se ajo të diagnostifikohet tre vjet më parë me kancerin në vezore. Ajo vdiq në tetorin e 2015, në moshën 62 vjeçare./Oranews.tv/