Opozita në Kosovë qëndron në çadra edhe pse një ditë me shi

Sot është dita e dytë që deputetë të opozitës në Kosovë dhe qytetarë të shumtë ndodhen në sheshin përpara godinës së qeverisë që prej mesditës së djeshme.Ata kanë ngritur çadrat dhe kanë deklaruar se do të qëndrojnë aty deri në rrëzimin e qeverisë.Në ditën e dytë, edhe pse një ditë me shi, qytetarët dhe mbështetësit e opozitës po vazhdojnë të qëndrojnë pranë Kuvendit të Kosovës.Gjatë ditës së sotme do të zhvillohet edhe seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku opozita ka deklaruar se do të tentojë të hyjë në kuvend edhe 23 deputetë të saj janë përjashtuar.12666228-10153971260834371-198801682-n 12782343-10153971262039371-364773233-n cadra