Dhoma e Avokatisë 3 ditë në protestë, sot nuk u zhvillua asnjë seancë gjyqësore
Avokatët në gjithë vendin kanë nisur bojkotin tre ditor të gjyqeve. Dhoma e Avokatisë njoftoi një ditë më parë se nëse qeveria nuk reflekton për pagën e referencës që i rrit pagesat e sigurimeve shoqërore kësaj kategorie, atëherë protesta do të përshkallëzohet.Gjatë këtyre ditëve avokatët do ndjekin vetëm seancat e vlerësimit të masave të sigurisë.Dhoma e avokatisë shprehu keqardhjen që pas grevës së parë organet shtetërore u treguan indiferentë dhe nuk reaguan.Dhoma e Avokatisë paralajmëron se ata që do të veprojnë në kundërshtim me këtë vendim bojkoti, konsiderohen në shkelje të rëndë të ligjit dhe do të përballen me proçedim disiplinor.Mblidhet Dhoma e Avokatisë për qëndrimin e bojkotitDhoma Kombëtare e Avokatisë është mbledhur për të vendosur mbi vijmësinë e bojkotit të avokatëve. Dhoma e Avokatisë ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për ligjin e kontributeve dhe kërkon deklarimin antikushtetues të këtij ligji.Për Ora News Avokat Haxhia ka deklaruar se në mbledhje do të miratohet qëndrimi i mbajtur dhe do të vendoset mbi qëndrimin në vijmësi.Dhoma e Avokatisë ka propozuar që bojkoti të shtrihet dhe te masat e sigurisë.Lezhë- Avokatët në Lezhë, duke nisur nga e mërkura kanë deklaruar bojkot të seancave gjyqësore për tre ditë me radhë në protestë ndaj ligjit për kontributet shoqërore e shëndetësore për profesionet e lira.Ndue Vathi: “I ka trefishuar taksat e sigurimeve shoqërore. Një vendim të cilin ne e gjykojmë se është absolutisht i padrejtë”.Fier- Edhe në Fier, asnjë prej avokatëve nuk ka qenë i pranishëm në proceset gjyqësore penale e civile, bojkot që do të zgjasë deri në fundjavë.Zenun Hajdërmataj: “Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe ato shëndetësore të cilat ne mendojmë se kanë qënë jo të mbështetura në ligj pa marrë miratimin e komunitetit të avokatëve”.Elbasan- Bojkotit i është bashkuar dhe Dhoma e Avokatisë Elbasan.Vaso Jano: “Duke i përshkallëzuar qëndrimet tona ndaj vendimit të qeverisë që na përcakton pagën maksimale mbi llogaritë e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore”.Korçë- Avokatët në Korçë, i cilësuan tarifat e sigurimeve shoqërore tepër të larta.Albi Tabaku: “60 % e avokatëve rëndohen me rreth 300 mijë lekë në muaj , 40% të tjerë me 250 mijë lekë të vjetra në muaj. Edhe 23 profesione të tjera të lira vihen në rrezik nga ky vendim i Këshillit të Ministrave”.Durrës- Në të njëjtën linjë ishin dhe juristët në Durrës.Gramoz Lika: “Me një masë ekstreme dhe shumica e avokatëve thuajse 90% e tyre nuk mund ta përballojnë me punën që kanë”.Shkodër- Protestës tre ditore iu bashkua dhe Dhoma e Avokatisë Shkodër.Gjovalin Ulndreaj: “Shtyhen të gjitha seancat gjyqësore, civile, penale, administrative përveç masave të sigurimit”.Vlorë- Në Vlorë, bojkoti sjell moszhvillimin e rreth 140-180 seancave në ditë.Skënder Haluci: “Më i rëndë është në çështjet civile ku mund të ketë çështje që janë zhvilluar me dhjetëra seanca dhe për pasojë të mos paraqitjes se avokatëve mund të arrihet deri në pushimin e gjykimit dhe çështja duhet të rifillojë përsëri”.Përjashtim nga bojkoti i avokatëve janë masat e sigurisë, të cilat do të vijojnë normalisht përgjatë tre ditëve të grevës./Oranews.tv/