Mbyllën sytë para 80 ndërtimeve pa leje në Kamëz, arrestohen policë e inspektorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shkurt 2016, 09:48
Dy policë të komisariatit nr 5 dhe 6 Inspektorë të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor në Kamëz janë arrestuar gjatë orëve të para të 24 shkurtit pasi akuzohen se kanë lejuar ndërtimet e objekteve pa leje në Kamëz.Policia e Shtetit deklaron se në kuadër të operacionit të koduar "Smile 3" janë shpalur në kërkim dhe 6 shtetas të tjerë.Policia ekzekutoi urdhërndalimet e firmosura nga prokuroria e Tiranës.Akuzat: Mbyllnin sytë para ndërtimeve pa leje në këmbim të paraveKanë lejuar ndërtimin e objekteve të paligjshme, nuk kanë raportuar për vijimin e punimeve në mjedise private, në kundërshtim me detyrën e tyre dhe në këmbim të parave.“Nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë së Tiranës, rezulton se në total janë lejuar mbi 80 ndërtime apo shtesa ndërtimi në mënyrë të kundërligjshmeNë bazë të hetimit, nisur pas referimit të Policisë së Shtetit, Prokuroria e Tiranës ka arritur në konkluzionin se inspektorët e INUV për zonat e Kamzës, Paskuqanit, Bërxullës dhe Zall Herrit, konstatonin ndërtime të paligjshme në ambjente familjare e biznesi dhe nuk i raportonin” informon sot prokuroria e Tiranës.Të arrestuarit Inspektorë të INUVAfrim Deda, 40 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë K/Inspektor pranë Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor në Bashkinë Kamëz.Muhamed Korra, 55 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë K/Inspektor pranë Komunës Zall Herr.Gazmir Marku, 44 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Inspektor në Inspektoriatin Ndërtimor Urbanistik Vendor në Bashkinë Vorë.Petrit Jani, 34 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë ish K/Inspektor pranë Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor në komunën Bërxullë.Murat Mena, 59 vjeç, banjes në Tiranë, me detyrë Inspektor në Inspektoriatin Ndërtimor Urbanistik Vendor në Bashkinë Kamëz.Arjan Hoxhaj, 43 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Inspektor Inspektoriatin Ndërtimor Urbanistik Vendor në Bashkinë Kamëz.Punonjës të Policisë,1. Fatmir Mulaj2. Qemal Sinaj(Urdhërat e ndalimit të Prokurorisë për këta shtetas janë ekzekutuar nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave)Si u zbuluaKonstatimi fillestar i kësaj paligjshmërie është realizuar gjatë aksioneve policore të komisariatit nr. 5. Nga verifikimet në terren të forcave policore, kishte rezultuar që të paktën 39 ndërtime të paligjshme nuk ishin konstatuar dhe as referuar nga ana e inspektorëve të INUV-it."Pas referimit të këtij fakti të dyshuar penal, nga ana e Prokurorisë së Tiranës u zhvilluan hetimet për të evidentuar personat përgjegjës. Në bazë të të dhënave proceduriale, rezultoi se inspektorët e INUV ishin në dijeni të këtyre ndërtimeve të paligjshme dhe i kishin lejuar me bindje, me qëllimin për të marrë përfitime materiale prej shtetasve që kryenin ndërtimet.
Po ashtu, në vijim të hetimeve, rezultoi se edhe disa punonjës të Komisariatit të Policisë nr. 5, i cili mbulon zonën e Kamzës, në bashkëpunim me punonjësit e INUV-it, nuk raportonin për ndërtimet e paligjshme, si edhe ndërhynin tek INUV për lejimin e paligjshmërisë nga ana e qytetarëve të ndryshëm. Edhe për punonjësit e Policisë ka dyshime të arsyeshme se këto ndërhyrje i realizonin përkundrejt pagesave nga ana e qytetarëve të ndryshëm që kryenin punime ndërtuese pa leje".
Akuza: Shperdorim detyre "Nga tërësia e veprimeve hetimore në kuadër të këtij procedimi penal, ka rezultuar se këta shtetas me veprimet apo mosveprimet e tyre, gjatë ushtrimit të detyrës së tyre, kanë sjellë si pasojë dëmtimin e interesave të shumë qytetarëve si dhe dëm shtetit, në drejtim të zhvillimit normal të territorit, duke lejuar zhvillimin e ndërtimeve pa leje, ku falë një hetimi të mirëfilltë në bashkëpunim me Prokurorinë e Task Forces të Rrethit Gjyqësor Tiranë janë evindetuar vetëm në Kamëz 39 raste, ndërkohë që vijon hetimi lidhur me komunat e tjera. Materialet ju referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës parë Tiranë, për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, dhe dhe “Korrupsionit pasiv”, parashikuar nga neni 248-25 dhe 259 të Kodit Penal" informon policia/Oranews.tv/