Veseli: Të premten moment historik, zgjedhim kryetarin e shtetit

Përfaqësuesit e partive opozitare përhapën edhe njëherë gaz lotsjellës në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, duke bllokuar edhe njëherë përkohësisht zhvillimin e punimeve.Gazi u lëshua nga zëvendës/Kryetarja e Parlamentit dhe njëkohësisht anëtaren e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti.Ajo u arrestua dhe u dërgua menjëherë në ambientet e policisë. Pas incidentit, mbledhja rifilloi në një sallë alternative, ku nuk u lejua asnjë përfaqësues i opozitës.Pas takimit, kryetari i Kuvendit konfirmoi në një konferencë për mediat se Kryesia kishte vendosur qe zgjedhja e Presidentit të bëhej ditën e premte në orën 11:00, teksa dy kandidatët janë Hashim Thaçi dhe Rafet Rama.“Të premten në ora 11, Kosova do të kalojë një nga momentet më të veçanta. Kemi zgjedhjen e kryetarit të shteti”, tha Veseli.Ai dënoi edhe njëherë veprimet e opozitës duke nënvizuar se qeveria nuk ka ndërmend që të dorëzohet përpara gazit lotësjllës dhe mjeteve të tjera të dhunës. 

Nis Kuvendi i Kosovës, opozita e palëkundur nga qëndrimet e saj

Kuvendi i Kosovës ka nisur  seancën plenare me 9 pikat e mbetura për diskutim dhe miratim nga e premtja e kaluar. E veçanta e kësaj seance mbetet çështja e pezullimit të numrit të madh të deputetëve nga partitë opozitare.

Vendimi për pezullim u mor nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në seancë dhe sjelljeve të tjera të opozitarëve. Prandaj meqënëse kjo e sotmja është vazhdim i seancës së shkuar, pritet që të zbatohet vendimi i së premtes për pezullimin.

Megjithatë në deklarimet e tyre për media, deputetët e pezulluar kanë paralajmëruar se do të provojnë që edhe sot të jenë në sallën e Kuvendit. Seanca e kaluar e Kuvendit të Kosovës, e cila u mbajt me 19 shkurt, u ndërpre tre herë për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës nga deputetët opozitar. Në seancën e kaluar, nga opozita ka qenë i pranishëm vetëm një deputeti Ilir Deda nga Lëvizja Vetëvendosje

1000 2000 3000 4000 5000

arrestohetderyti3 arrestohetderyti6