Digjet makina e ministrit Memli Krasniqi, Qeveria: Sulmi nga anarkiste parapolitike

Pas djegies së makinës së ministrit të Bujqësisë Memli Krasniqi mbrëmë natën, sot është djegur edhe makina e bashkëshortes së zv/ministrit të Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecajt.Lajmi për djegjen e dy makinave është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e policisë së Kosovës, Flora Ahmeti . Nuk ka të ndaluar apo të arrestuar për ngjarjet, por autoritet thanë se kanë nisur hetimet.Makina e zëvendësministrit është djegur në lagjen Pajton, kurse një natë më parë u dogj edhe makina e familjes Krasniqi.Ambasadori amerikan në Prishtinë Greg Delawie ka reaguar për djegien e makinës së Memli Krasniqit, duke u shprehur se ata që kanë kryer këtë krim duhet të hetohen dhe të ndiqen penalisht."I brengosur me raportimet për djegien e veturës së Memli Krasniqit. Të gjitha krimet duhet të hetohen dhe të ndiqen penalisht" ka shkruar Delawie në Twitter.Gjithashtu ka regaur edhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi. Numri dy i qeverisë në një status në Facebook shprehet se ky akt i shëmtuar synon të terrorizojë familjen Krasniqi dhe është një mjet shantazhues për t'u zmbrapsur prej qëndrimeve dhe bindjeve politike të ministrit Krasniqi.https://www.youtube.com/watch?v=BI8JNa6pAhQ