Arrestohen katër të dyshuar për lidhje me ISIS, tre spanjollë, një maroken

Policia spanjolle në bashkëpunim me atë marokene kanë arrestuar katër persona të cilët dyshohet se kishin lidhje me Shtetin Islamik dhe se kishin planifikuar që të sulmonin në gadishullin Iberik.Tre prej personave janë shtetas spanjollë ndërkohë që një prej tyre është maroken. Ky operacion e ka dërguar në 12 numrin total të të arrestuarve për terrorizëm gjatë këtij viti.Autoritetet spanjolle kanë bërë me dije se kanë rritur së tepërmi masat e sigurisë që prej tragjedisë që tronditi Parisin, mbrëmjen e 13 nëntorit të vitit të shkuar.Burime zyrtare raportojnë gjithashtu se të arrestuarit kanë qënë të përfshirë edhe në aktivitete rekrutuese për llogari të Shtetit Islamik, dhe dyshohet se kanë dërguar të rinj për të luftuar në Lindjen e Mesme. Ata do të përballen me gjykatën spanjolle, nga ku do të merret edhe një vendim i metëjshëm për procedimin e tyre./Oranews.tv/