Gjendet plastikë në çokollatat 'Snickers' dhe 'Mars', kompania kërkon tërheqjen nga tregu
Kompania e mirënjohur e prodhimit të çokollatave Mars dhe Snickers, ka kërkuar tërheqjen e produkteve të saj nga 55 vende të ndryshme të botës, pasi në përbërjen e tyre është gjetur plastikë. Ende nuk dihet një numër i saktë i sasisë që do të tërhiqet nga tregu, por theksohet se vetëm në Gjermani, kjo kompani prodhon 10 milionë cokollata në ditë.Produktet e përfshira në këtë thirrje janë ato të cilat mbajnë datën e skadencës nga 19 qershori i 2016 deri më 8 Janar 2017. Një zëdhënës i kompanisë ka bërë me dije se kjo do të ishte tërheqja më e madhe e kompanisë që prej krijimit të saj.Ndërkohë, lajmërimi është dhënë edhe në website-in zyrtar, ku kërkohet dorëzimi i çokollatave pranë kompanisë si dhe mos-konsumimi i tyre.Mars është një prej kompanive më të mëdha të prodhimit të çokollatave, e cila është themeluar në vitin 1911. Ajo prodhon një sërë produktesh përfshirë cokollatat Mars, Snickers, Twix, etj./Oranews.tv/