Shpërthim në termocentralin me gaz, një i vdekur, dhjetra të plagosur

Një shpërthim në një termocentral me gaz-natyr që ndodhet në Oxfordshire të Britanisë së Madhe, ka vrarë të paktën një person ndërkohë që dhjetëra të tjerë raportohen të lënduar.Situata mbetet ende e paqartë, por zyrtarët e policisë dhe ata të zjarrfikseve komunikojnë se bëhet fjalë per një incident madhor.Dëshmitarët thanë se kishin dëgjuar një shpërthim përpara se tymi të mbulonte të gjithë termocentralin. Autoritetet kanë mbërritur menjherë në vendin e ngjarjes, por nuk kanë dhënë detaje rreth shpërthimit.Kjo është hera e dytë që në këtë termocentral regjistrohet një incident. Në vitin 2014, një defekt elektrik shkaktoi dëme të mëdha, por gjithçka kaloi pa dëme në njerëz./Oranews.tv/