Tre eurodeputetë në Maqedoni për zgjidhjen e krizës politike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shkurt 2016, 18:43
Eurodeputetët Ivo Vajgl, Eduard Kukan dhe Richard Howitt pjesëmarrës në krijimin e Marrëveshjes së Përzhinos, po zhvillojnë takime me liderët e partive politike që të ndihmojnë në gjetjen e një zgjidhjeje për dalje nga kriza.Takimet filluan me kreun e LSDM-së Zoran Zaev në selinë e LSDM-së, pas përfundimit të takimit nuk kishte asnjë koment nga eurodeputetët.Takimi me liderin e BDI-së Ali Ahmetin u realiza në në zyrën e delegacionit të BE-së. Pas përundimit të takimit me Ali Ahmetin në zyrën e delegacionit të BE-së u realizua edhe takimi me kreun e PDSH-së Menuh Thaçi.Në çdo moment pritet që të filloj takimi me liderin e VMRO-së Nikolla Gruevskin, i cili nuk dihet nëse do të paraqitet ose jo në takim.