Dhomat e Tregtisë, bizneset kërkojnë tarifa më të ulëta anëtarësimi

Përfaqësues të biznesit  vendas ndërhyjnë në debatin që po zhvillohet në Kuvend mbi projektligjiin e dhomave të tregtisë duke kërkuar që  kuotat e anëtarësimit të ulen. Gjatë një  diskutimi me shoqata të biznesit vendas për projektligjin e Dhomave të Tregtisë, Donika Mici kërkoi një rishikim të tarifave aktuale pasi për shumë biznese ato janë të papërballueshme.Donika Mici: Do të doja që tarifat e kuotimit të rishikohen. Nuk mund të jenë tarifat që kanë qenë dikur. Të rishikohen në bazë të biznesit, të vihet një tarifë që të gjithë ta ketë mundësinë ta paguajë pa pasur ngërç.Ndërsa Shoqata e Grave Profesioniste edhe pse e mbështeti draftligjin e dhomave te tregetise  u shpreh se është e nevojshme që të ofrohen më shumë shërbime.Flutura  Xhabija: Kam gjetur që ka një lëvizje. Absolutisht nuk i shërbejnë dhomat anëtarëve. Anëtarët duhet të jenë të pjekur dhe të emancipuar kur shkojnë dhe dorëzojnë lekët.Diskutimi i ligjit të Dhomave të Tregtisë vjen si një nevojë për të forcuar mbrojtjen e interesave të sipërmarrësve. Ndaj riorganizimi i dhomave është parë si një   domosdoshmëri në një kohë që në vend ka shumë shoqata të cilat shpesh herë nuk  luajnë rolin që u takon.