Joleza Koka shmang përgjigjen për rikandidim: Jam në krye të detyrës

Kryetarja e Forumit Rinor Euro-Socialist Joleza Koka shmang përgjigjen nëse do të rikandidojë për këtë post, por në intervistën në studion e lajmeve të Ora News deklaron se do të vazhdojë të jetë pjesë e këtij forumi.Do të ketë një rikandidim nga ana juaj për postin e kryetarit të FRESSH?Joleza Koka: "Unë deri në zgjedhjet e ardhshme jam në krye të detyrës dhe duhet të merrem me organizimin madje pas këtij takimi këtu sëbashku kemi një mbledhje të asamblesë së forumit për t’i bërë propozimet konkrete kryesisë së partisë”.Joleza Koka thotë se më shumë se emrat në forumin rinor eurosocialist kanë rëndësi mesazhet që përcillen.Joleza Koka: “Të jesh sot i majtë do të thotë që je solidar, do të thotë që duhet të kujdesesh për mjedisin, për njerëzit që të rrethojnë, për qytetin, për komunitetin tënd dhe gjithashtu të kesh një dashuri të madhe për vendin, të mbrosh interesat e vendit tënd”.Fundjava do të shënojë një aktivitetet të rëndësishëm për të gjithë aktivistët e FRESSH, Kongresin e internacionales socialiste të të Rinjve. Tirana do të mbledhë 270 liderë të rinj socialist .Joleza Koka: “Këtë herë u përzgjodh Shqipëria si vend për zhvillimin e kongresit dhe ky është një mesazh shumë i mirë për të gjithë botën që Shqipëria është një vend brenda listës së vendeve me stabilitet dhe është një mesazh shumë i mirë që ka dhe të rinj shqiptarë të cilët janë të barabartë me të rinjtë e tjerë në të gjithë botën”.Joleza Koka u vu në qendër të kritikave pas deklaratës që bëri gjatë anëtarësimeve të reja në PS të Tiranës.https://www.youtube.com/watch?v=UkQMp0Wpyyg/Oranews.tv/