Ndërtimi i parkut, Bashkia s'ka prerë asnjë pemë, qytetarët: Protestat të padobishme
Asnjë pemë nuk është prekur nga Bashkia e Tiranës për ndërtimin e parkut të lojërave tek Liqeni Artificial, ndryshe nga çfarë u deklarua në dy protesta radhazi të demokratëve dhe të shoqërisë civile. Kamera e Ora News ishte në vatrën e nxehtë për të cilën po bëhet një betejë politike ne vendin ku është parashikuar të ndërtohet një park lojrash për fëmijë dhe sjell dëshmi konkrete.Një ditë pas dy protestave të njëpasnjëshme të zhvilluara për parkun e lojërave tek Liqeni Artificial Bashkia e Tiranës ka nisur punën për riparimin e dëmeve të shkaktuara por edhe projektin e parkut.Nga vëzhgimi i Ora News në parkun e lojërave rezulton se deri tani nuk është prerë asnjë pemë përkundrejt deklaratave të demokratëve dhe shoqërisë civile. Ndërkohë janë vetem dy pemë ndaj të cilave është vepruar duke i shkulur për shkak se sipas firmës së ndërtimit ishin të sëmura.Punonjësit e Bashkise e kanë rrethuar sërish parkun tashmë me shirita dhe jo me mbrojtëse telash. Qytetarët të pranishëm në ritualin e tyre të shëtitjeve në park e dënojnë protestën e së dielës dhe të hënës duke nxjerrë në pah nevojën e femijeve për të luajtur.Qytetare: “Duan të bëjnë protest, le ta bëjnë.Por jo të thyejnë e të shkatërrojnë.Unë për veten time nuk dal në protestë".Qytetar: “Pemët nuk janë programuar të priten dhe nuk kanë për tu prerë. Këtu po bëhet diçka e pastër për të luajtur fëmijët edhe duhet bërë sepse ky është park kombëtar i përgjithshëm edhe fëmijët duhet ta kenë pjesën e vet”.Qytetare: “Për fëmijët dhe nipat tanë jemi dakort që të bëhet sepse këtu nuk po prishet asgjë. Edhe dy pemë që ishin të prishura që kanë qënë duke rënë i kanë mbjellur".Qytetare: “Ato që janë duke rënë thanë vetë t’i presin se po na bien në kokë.Kaq shumë i dhimbsen këtyre këto pemë? Ato po i vënë të reja gjithandej, po i zëvendësojnë”.Në gjithë hapësirën e gjelber të parkut të Liqenit Artificial fëmijet argëtohen vetëm në këtë ambjent të kufizuar lojrash që i përket një biznesi privat./Oranews.tv/