Industria e Riciklimit: Jemi në prag të falimentimit, të ndryshohet ligji për mbetjet
Shoqata e Industrisë së Riciklimit e mbështetur dhe nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë jep alarmin se ndodhet në prag falimentimi. Ata kërkojnë rikthimin e ligjit për menaxhimin e mbetjeve që u anulua nga kryeministri Edi Rama sapo mori mandatin qeverisës, shoqëruar me ndryshimet e duhura. Përfaqësuesit e qeverisë në takim deklaruan se po përgatisin një plan masash për të ndihmuar këtë industri.Industria e riciklimit të mbetjeve deklaron se është në prag të falimentimit, për shkak të shfrytëzimit të vetëm 30% të kapaciteteve të saj dhe mungesës së lëndës së pare. Për të frenuar këtë situatë kryetari i shoqatës së ricikluesve Bardhyl Baltëza ka parashtruar disa rekomandime për qeverinë, mes të cilëve edhe rikthimin e ligjit për mënaxhimin e mbetjeve të anuluar nga Rama sapo erdhi në pushtet, duek kërkuar që drafti të pësojë ndryshimet e duhura.Bardhyl Baltëza: Ligji ndalon importin e mbetjeve, në fakt ne nuk kërkojmë këtë pjesë, ne kërkojmë anulimin e asaj pjese për lëndët e para dytësore të riciklueshme. Do të ishte shumë pozitive të aprovohej ligji për qarkullimin e lirë të mbetjeve.Ministri Blendi Klosi dhe kreu i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese Eduard Shalsi premtuan një paketë masash për t’i ardhur në ndihmë industrisë së riciklimit.Eduard Shalsi: Po përgatitet një paketë për ricikluesist në Shqipëri që do të hapi një fazë të re në raportet tona me mjedisit dhe mbetjet.Blendi Klosi: Shqipëria nuk është e përgatitur për futjen e mbeturinave gjithëfarë lloji nga vendet e BE.Aktualisht industria e riciklimit numëron rreth 60 ndërmarrje të cilat kontribuojnë në prodhimin e brendshëm bruto me një vlerë prej rreth 150 mln euro në vit.c