Protesta e Shoqatës së Gjuetarëve: Moratoriumi është vetëm për ne

Shoqata e Gjuetarëve në Lezhë e cilëson jo-funksional moratoriumin e gjuetisë në vend, i fuqizuar në vitin 2013. Sipas gjuetarëve, njerëz të lidhur me pushtetin nuk e kanë ndërprerë asnjëherë gjuetinë, madje edhe në zonat e mbrotjura, ndërkohë që nga ky kufizim rezultojnë të jenë dëmtuar vetëm të licensuarit.Moratoriumi i gjuetisë nuk ka dhënë asnjë impakt pozitiv, vetem sa ka dëmtuar gjuetarët e licensuar në të gjithë rajonin e Lezhës. Deklarata është bërë nga Kreu i Shoqatës së Gjuetarëve në Lezhë Ndue Leka, sipas të cilit politikanët dhe njerëzit që kanë lidhje me pushtetin ushtrojnë gjuetinë pa u shqetësuar nga askush, madje edhe në zonat e mbrojtura.Ndue Leka: “Ushtrojnë gjuetinë qeveritarët, njerëzit e fortë që kanë gjuajtur gjithmonë. Fakt kryesor është se në të gjitha lokalet kryesore të Lezhës gjen mish gjahu që tregëtohet. Nga merret ky gjah? Sigurisht që nga gjuetia e paligjshme para moratoriumit edhe gjatë moratoriumit.Për ne nuk ka qënë funksionale”.Gjatë 6 mujorit të fundit nuk rezulton asnjë person i arrestuar apo proceduat nga policia e Lezhës për gjueti të paligjshme, edhe pse sipas Ndue Lekës, shumë raste janë denoncuar nga gjuetaret e licensuar në këtë zonë./Oranews.tv/