Kompanitë minerare, Bashkia Kukës nis inspektimet për mospagim taksash
Bashkia e Kukësit paralajmëron masa të ashpra për kompanitë minerare që nuk paguajnë taksat vendore. Vendorët kanë nisur inspektimin në terren të subjekteve minerare për të parë nga afër punën dhe për të nxitur pagimin e detyrimeve.Kompanitë minerare të cilat shfrytëzojnë sipërfaqe të shumta në Kukës për nxjerrjen e hekur nikelit apo kromit, nuk kanë shlyer taksat vendore.Përballë këtij fakti, Bashkia kanë nisur kontrollet tek subjektet që të fillojnë të paguajnë taksat dhe rentën minerare.Mirdash Hoxha: Këto kompani minerare të cilat operojnë në territorin e Bashkisë së Kukësit kanë edhe detyrime ndaj pushtetit vendor për pagimin e taksave vendore.Gjë që deri tani nuk ka qenë korrekte dhe nuk ka qenë një marrëdhënie korrekte e vendosur mes institucioneve përkatëse. Dhe ne kemi zbritur në terren për të parë sepse mjaft kompani kanë leje minerare, por nuk kanë aktivitet.Administratori i Njësise Administrative Kolsh, thotë se firmat abuzojnë me sheshpushimin e mineralit, duke zënë padrejtësisht siperfaqe toke.Petrit Lleshi: Nuk kanë dokumentat për sheshin e grumbullimit të këtyre materialeve. Nëse rezulton se këto firma janë pa leje shfrytëzimi, pa leje të sheshit të grumbullimit atëherë do të konfiskohet dhe do të veprohet në bazë të ligjit.Në Bashkinë e re të Kukësit, ushtrojnë aktivitet minerar një numër i madh kompanish dhe shpesh banorët e zonave ne afërsi të minierave kanë protestuar për dëmet nga nxjerrja e mineraleve.