Trafikimi dhe raportimi në media, vlerësohet gazetarja e Ora News, Manjola Hasa
Fenomeni i trafikimit të qënieve njerëzore nuk raportohet siç duhet në publik për shkak të mungesës së njohurive mbi fenomenin e trafikimit të vajzave dhe grave.Në bazë të një monitorimi që ka bërë Ministria e Punëve të Brendshme dhe Etniteti i Kombeve te Bashkuara për barazinë gjinore rezulton se gjithësesi ka përparime të dukshme në mënyrën se si mediat e raportojnë një rast trafikimi.Ajo që e ka bërë këtë raportim edhe më të plotë sipas përfaqësuesit të UN ëomen në Shqipëri, z.David Saunders është se për herë të parë gazetarët shkuan përtej raportimeve duke u përqendruar edhe tek shkaqet e trafikimit.Ai që ka bërë përparim në këtë raportim ka qënë media audiovizive dhe si për ta mbështetur këtë me fakte UN Ëomën vlerësoi përpjekjet e disa profesionistëve të medias për raportim të ndershëm dhe profesional ku çertifikata e parë i ka shkuar gazeatres sëRTV Ora Neës Manjola Hasa.Ora News ka trajtuar shpesh herë fenomenin e trafikimit të grave dhe vajzave si dhe të fëmijëve. Shqipëria është konsideruar nga raportete e DASH si vend burimi për trafikimin e qënieve njerëzore me qëllim shfrytëzimin seksual drejt Britanisë, Belgjikës, Hollandës, Greqi e Zvicër.