Protesta e opozitës në Kosovë, çadra para ndërtesës së qeverisë

Deputetë të opozitës në Kosovë dhe qytetarë të shumtë ndodhen në çadrat e ngritur përpara godinës së qevrisë, në shenjë proteste për largimin  e qeverisë.Në këto orë të mbrëmjes vërehet një numër i konsiderushëm qytetarësh që i janë bashkuar porotestës. Ndërsa VV, i ka bërë thirrje qytetarëve ta shohin ndeshjen Arsenal-Barcelona në çadrat e improvizuara në shesh.Përfaqësuesit e partive opozitare në Kosovë u mblodhën përballë godinës së Qeverisë për të lancuar zyrtarisht fillimin e protestës e cila sipas tyre do të jetë paqësore dhe do të zgjasë për ditë dhe netë me rradhë, deri në protestën e madhe që do të mbahet më datë 27 shkurt.Ata kanë ngritur tenda dhe kanë vendosur infrastrukturën e nevojshme për të bërë të mundur tubimin që në bazë të komunikatave zyrtare, do të jetë i vecantë dhe i ndryshëm nga protestat e mëparshme. Të pranishëm ishin edhe tre kryetarët e partive opozitare, Visar Ymeri, Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj.Ndërkohë, ende nuk dihet se si do të veprojnë deputetët e opozitës gjatë ditës së premte, kur do të mbahet edhe seanca parlamentare për zgjedhjen e Presidentit.I pyetur për këtë cështje, deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se opozitarët kanë mjaftueshëm municione dhe gaz lotsjellës për të bllokuar të gjitha seancat e Kuvendit.VV Thirrje për kontribut me ushqime"Sot ka filluar tubimi masiv i qytetarëve dhe i mbështetësve të kauzave opozitare në sheshin përballë Kuvendit të Kosovës. Qëllimi i këtij tubimi është që të ndalë bërjen e Hashim Thaccit president dhe të shkaktojë dorëheqjen e qeverisë në mënyrë që sa më shpejt të shkojmë në zgjedhje të reja.Në shesh janë mbledhur mijëra qytetarë, të cilët do të rrinë aty disa ditë me radhë. Për të gjithë këta njerëz do të organizohet furnizimi me ushqim, treherë në ditë. Ushqimet do të dhurohen nga qytetarët e nga bizneset e vogla, dhe për këtë arsye, i bëjmë thirrje të gjithë simopatizantëve e mbështetësve që mund të na ndihmojnë, të kontribuojnë me ushqime.

Personi i kontaktit për të dhënë kontributet me ushqime është Nazlie Bala me numër 044611771." shkruan VV në FB.12729277_10153221385082000_4344931913814526165_n 3096_10153221385192000_8214394636580070291_n 12743770_10153221385077000_4091299687753668770_n 12742528_10153221385072000_8111636810261195490_n
2_1456256744-7538285 3_1456256747-5695596tendaatendattenda13 tenda12-e1456235006126 tenda1 tenda2 tenda4 tenda3 tenda5 tenda6 tenda9