Aktiviteti mafioz, mes të arrestuarve krahu i djathtë i bosit Daniele Vicientino

Policia italiane ka ekzekutuar sot maxi operacionin e koduar "The Beginners" i cili ka cuar në arrestimin e 27 personave e vënien nën hetim të 7 personave të tjerë me akuzën e aktivitetit mafioz si anëtarë të organizatës mafioze "Sacra Corona Unita".Kjo organizatë me qëndër në rajonin e Pulias është krijuar në vitin 1981 nga bosi kamorrist Rafaele Kutolo. Veçantia e "Sacra Corona Unita" nga organizata e tjera mafioze italiane është lidhja e saj me grupet mafioze në Europën Lindore.Hetimet e këtij operacionin kanë nisur më vitin 2013 nën drejtimin e Prokurorit antimafia Kataldo Motta. Ky operacion është koduar "The Beginners", për shkak të figurave të reja të rekrutuara pranë kësaj organziate mafioze e që vepronin për llogari të dy bosave nëburg të klanit Pasimeni - Vicientino."Me arrestimet e sotme mund të konsiderohet i mbyllur klani i Pasimeni - Vicentino i "Sacra Corona Unita", thuhet në komunikatën e shtypit të Policisë italiane. Hetimet kanë evidentuar në këtë aktivitet mafioz dhe rolin drejtues të bashkëshorteve të dy bosëve në burg, Pasimeni - Vicientino."Media italiane "La Repubblica" informon gjithashtu se ndër 27 personat e arrestuar është dhe Tobia Parisi 36 vjec i konsideruar krahu i djathtë i bosit në burg Daniele Vicientino, i cili sipas akuzës kontrollonte biznesin e videopokerave mes Italisë e Shqipërisë.Bosi Daniele Vincientio së bashku me ortakun e tij Albino Prudentino më vitin 2010 janë vënë në hetim në kuadër të një operacioni të përbashkët mes Italisë e Shqipërisë. Albino Prudentino u arrestua në qytetin e Vlorës ndërsa ishte në pritje të inagurimit të një kazinoje në bregdetin e Vlorës./Oranews.tv/