Prenga në listën e PS, Ajazi: Ka një vendim publik që është përjashtuar nga grupi

Emri i deputetit Armando Prenga i cili figuron ende si pjesë e grupit parlamentar të PS, në faqen zyrtare të Kuvendit në internet vijon të shkaktojë reagime.Por përmes këshilltarit të medias në Grupin Parlamentar, Besjan Ajazi, Partia Socialiste tha se Armando Prenga është përjashtuar nga ekipi kuvendor në janar 2016. Ora News, kontaktoi edhe Kuvendin e Shqipërisë, për të marrë një qëndrim mbi prezencën e emrit te Prengës në grupin e PS, por nuk mori përgjigje.Rregullorja e Kuvendit , nuk saktëson si vepron grupi parlamentar në rastet e përjashtimit të një deputeti, por sanksionon qartë si vepron një deputet kur vendos të largohet nga grupi. Në këtë rast ai i paraqet një deklaratë me shkrim kryesisë së grupit dhe njofton me shkrim Byronë e Kuvendit. Ndërsa nëse ai vendos të ndryshojë grupin parlamentar nuk mund të bëjë një gjë të tillë pa mbushur 6 muaj nga data e largimit prej grupit aktual.Deputeti Prenga është përjashtuar nga grupi socialist në shtator, kur edhe ndodhi ngjarja që e vë atë nën akuzë për plagosjen e 2 personave në luginën e Patokut. Pyetja që ngrihet, është nëse do të bëjë Prenga një kërkesë zyrtare për tu larguar nga Grupi Socialist apo jo, pavaresisht nga deklaratat e tij publike se nuk është më pjesë e PS.