Parandalimi i aksidenteve, policia rrugore intensifikon kontrollet
Policia Rrugore e Kukësit ka shtuar kontrollet këtë periudhë dimri. Shkak është bërë vështirësia e qarkullimit si pasojë e reshjeve dhe rrëshqitjeve të gurëve e dherave. Intensifikimi i kontrolleve ka sjellë për pasojë dhe shtimin e masave administrative ndaj drejtuesve të automjeteve.Policia e Kukësit ka shtuar masat në kuadër të parandalimit të aksidenteve rrugore, qarku i Kukësit është një nga rajonet ku gjatë dimrit vështirësohet qarkullimi për shkak të reshjeve të dendura të borës dhe ngricave në rrugë.Sipas Shefit të Policisë Rrugore, janë shtuar kontrollet ndaj drejtuesve të mjeteve për nivelin e alkoolit të konsumuar, që tejkalojnë shpejtësine e lejuar dhe drejtuesve pa leje drejtimi.Valentin Floriri: Një intensifikim më i madh i shërbimeve të policisë rrugore është rritur edhe sa i përket transportit të nxënësve dhe udhëtarëve në qarkun Kukës. Kemi pasur vetëm dy aksidente me pasoja të lehta dhe kjo ka ardhur në falë masave të marra nga ana e policisë rrugore.Si pasojë e shtimit të kontrolleve nga Policia Rrugore janë rritur masat adminstrative.