Rruga muze "Justin Godard", drejt harresës qendra historike e Vlorës
Specialistët e Kulturës në Vlorë thonë se duhet t'i kushtohet më shumë vëmendje rrugës muzeale “Justin Godard”, zona nga ku parakaloi flamuri i pavarësisë mbi 100 vjet më parë. Në këtë rrugë ndodhet dhe shtëpia e Marigo Posio, qëndistarja e flamurit të Pavarësisë.Shkrumbimi i një godine karakteristike mbi 100 vjeçare në Vlorë, ka ndezur alarmin per braktisjen e qendrës historike të qytetit bregdetar.Bëhet fjalë për kompleksi muzeor "Justin Godard", rruga nga ku parakaloi mbi një shekull më parë flamuri i pavarësisë.Specialisti i Monumenteve të Kulturës, Novruz Bajrami, sqaron se prej vitesh është kërkuar ndërhyrja në këtë zonë.Novruz Bajrami: Drejtoria e Monumenteve të Kulturës dhe Ministria e Kulturës ka vetëm në ruajtje dhe mirëmbajtje dhe përkujdesje qoftë nga ana teknike por edhe nga ana historike fasadat e këtyre godinave, Monumenteve. Pra nuk është një Monument më vete i kompleksit "Justin Godard", por është pjesë e fasadës, ose një godinë kiu bën pjesë në Monumentin e Kulturës.Është e gjithë rruga "Justin Godard", që është ndërtuar nga shekulli XIX, ka vazhduar në shekullin e XX deri në gjendjen e ditëve të sotme.Qytetarët kërkojnë kthimin e saj në identitet që të marrë vëmendjen që meriton.Dikur rruga muzeale njihej si zona e artizaneve e zejtarëve, ndërsa sot shumë prej godinave shumëvjeçare që i janë kthyer ish- pronarëve rrezikojnë shembjen, ndërsa fasadat kanë nevojë për restaurim.