Flokët e John Lennon, në ankand për 31 mijë euro
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shkurt 2016, 12:20
Flokët e John Lennon, anëtarit të grupit të rrokut, “The Beatels”, janë ruajtur në një vend të mbyllur, për më shumë se 50 vjet nga nje floktar gjerman.Në Ankandin e Trashëgimisë, në Dallas një tufe e flokëve të këngëtarit rreth 10 centimetra, u shitën për 31 mijë euro. Flokët e Lennon iu shitën një koleksionisti britanik, mjaft i fiksuar për to. 