Grupi parlamentar i PD: I papranueshëm rikthimi i Armando Prengës

Partia Demokratike ka mbledhur pasditen e sotme grupin parlamentar.Burime të Ora News bëjnë me dije se po diskutohet mbi zhvillimet e fundit politike me fokus të veçantë tek proçesi i dekriminalizimit të institucioneve.Demokratët e cilësojnë të papranueshëm që në parlament të rikthehet deputeti Armando Prenga, i akuzuar për plagosje dhe armëmbajtje pa leje.Të njëjtat burime bëjnë me dije se në mbledhjen me dyer të mbyllura ka patur qëndrime të forta edhe për deklaratat e kryeministrit Edi Rama pro personave me të shkuar kriminale."Duhet te respektohet roli i opozitës"ka deklaruar ish-kryeministri Berisha në mbledhje.“Qeveria nuk reflekton, pengon hetimin e administratës dhe serverin e tatimeve” kanë deklaruar të tjerë deputetë.Madje në mbledhje është artikuluar edhe obsioni i bojkotit të Kuvendit, por nuk është marrë një vendim përfundimtar.