Protesta e demokratëve, Basha-Rama akuza në distancë

Protesta kundër ndërtimit të këndit të lojërave ka sjell ëreagime dhe akuza në distancë mes kryetarit të opozitës Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama. Kryetari i demokratëve, Lulzim Basha akuzoi Kryeministrin se po thellon hendekun mes dy botëve që ka krijuar në vend, ndërsa Rama ka shkruar në rrjetin social se PD është katandisur në luftë me objektet e rrugës. Bashkia e Tiranës e ka konsideruar protestën e opozitës si akt vandal që pengon zhvillimin e qytetit.Protesta në mbrojtje të Parkut të Liqenit solli replika dhe akuza në distancë mes kryetarit të opozitës Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.Kryetari i demokratëve, Lulzim Basha, akuzoi Kryeminstrin se po thellon hendekun mes dy botëve që ka krijuar në vend.Basha: Në botën e tij gëlon shkelja e ligjit, e kushtetutës, vjedhja e korrupsioni. Në këtë anë, janë strehuar hajdutët që vjedhin dhe spyesin për askënd.Në botën tjetër, janë qytetarët e pamundur, të cilët i kap ligji dhe represioni, edhe për një tjegull që vendosin në çati, edhe për një dritare që rregullojnë.Në botën e Edi Ramës, është Erion Veliaj që shkallmon Parkun e Liqenit pa leje, që ndërton aty kafe dhe restorant për interesa korruptive.Nga Londra ku ndodhet për Samitin e BERZH, kryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter për protestën e PD."Vajmedet ku u katandise, nga rruga e luftës me diktaturën, tek lufta me objektet e rrugëve", shkruan Rama.Ndërkohë Bashkia e Tiranës e ka konsideruar protestën e opozitës si akt vandal që pengon zhvillimin e qytetit.Mazniku: "Siç mund ta shihni sot, qytetarët panë sërish një akt të turpshëm dhe të tmerrshëm vandalizmi, ku një forcë politike e cila është larguar me votë nga qeveria qendrore dhe qeveria lokale, nuk kuptoj se me çfarë të drejte vjen dhe shkatërron pronën publike të qytetarëve shqiptarë, të paguar me taksat e qytetarëve shqiptarë".Nënkryetatari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, sqaroi se projekti nuk parashikon asnjë objekt privat, por vetëm hapësirë për fëmijët.