Armando Prenga kthehet në Parlament: Pres me qetësi vendimin e Gjykatës

Tre ditë pas vendimit të Gjykatës së Lartë e cila ndryshoi masën e sigurisë me detyrim me paraqitje, deputeti Armando Prenga i është rikthyer jetës parlamentare, duke u bërë pjesë e mbledhjes së Komisionit të Sigurisë. I përjashtuar nga grupi i PS, Prenga thotë se nuk ka ndërmend të jetë pjesë as e Partisë Socialiste as e ndonjë partie tjetër, por vetëm të përfundojë mandatin si i zgjedhur i qarkut të Lezhës. Ai akuzohet për plagosje të dy personave gjatë një konflikit në shtator për Luginën e Patokut.Armando Prenga, iu rikthye jetës parlamentare si deputet i qarkut të Lezhës dhe iu bashkua mbledhjes së Komisionit të Sigurisë Kombëtare ku mungonte prej 5 muajsh, pasi ishte vënë para drejtësisë nën akuzën e plagosjes së dy personave.Ai zuri vend në krah të kolegëve të PS, edhe pse është përjashtuar nga radhët e grupit parlamentar, ku thotë se nuk ka ndërmend të kthehet më, por as t’i bashkohet një partie tjetër.Megjithatë, në faqen zyrtare të Parlamentit, Armando Prenga vijon të jetë i listuar si anëtar i ekipit kuvendor të PS-së.Tre ditë më parë, Gjykata e Lartë ndryshoi vendimin, duke i hequr Prengës arrestin e shtëpisë dhe duke e lënë në detyrim paraqitje. Në mikrofonin e Ora News, ai thotë se do të presë me qetësi vendimin e Gjykatës.Prenga: Të bëjmë qetësi, të presim vendimin e Gjykatës.Me qetësi, Prenga pret edhe zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, ku premton se në rast se akuzat e aluduara ndaj tij janë të vërteta, do largohet nga jeta politike.Deputeti, Armando Prenga, akuzohet nga Prokuroria për tre akuza, “armëmbajtje pa leje”, “lagosje e lehtë” dhe “kanosje për jetën” gjate një konflitki në Luginën e Patokut.Berisha: Kreu i meduzës Edi Rama kthen në detyrë vrasësin Prenga!Pasi Armando Prenga u bë pjesë e mbledhjeve parlamentare reagoi në FB ish-kryeministri, Sali Berisha, i cili u shpreh se:Berisha: Sot vrasesi i Edi Rames, Armando Prenga, njeriu qe qelloi me revole te fshehur nje qytetar, Cali, tek dera e shtepise se tij dhe tjetrin vellain e te parit brenda ne komisariat policie, njeriu per te cilin mediat italiane kane transmetuar nje emision te veçante si delinkuent, hajdut ordiner dhe trafikant, u kthye sot ne detyre triumfator ne parlament. Kjo sepse Edi Rama me gjykatesit e tij vrases sa vet vrasesi Prenga, e liruan ate dhe mbajten ne burg viktimiat e tij.Berisha bëri thirrje për mosbindje civile për të larguar krimin nga qeverisja.Berisha: Qytetare, te gjithe ne kembe qe me revolucionin demokratik te shpetojme veten nga kthetrat e zeza te krimit, te permbysim me te gjitha mjetet paqesore te mosbindjes civile Edi Ramen, qe ka shnderruar qeverine dhe parlamentin e tij ne organizate kriminale![caption id="attachment_683063" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Armando Prenga sot ne komision Ne foto: Armando Prenga sot ne komision[/caption]armando prenga 1/Oranews.tv/