Turqia: Edhe radarët e NATO-s e kanë vërejtur aeroplanin rus mbi hapësirën turke

Radarët e Turqisë por edhe ata të NATO-s, e kanë vërejtur aeroplanin rus i cili të premten, sipas Turqisë, e ka shkelur hapësiren ajrore turke.

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, e ka bërë të ditur sot këtë informacion duke hedhur poshtë pretendimet e Rusisë, se shkelja e hapësirës ajrore turke është një “propagandë e pastër”.Turqia ka njoftuar të shtunën se aeroplani rus SU-34 ka hyrë në hapësirën ajrore të Turqisë, pavarësisht disa paralajmërimeve në gjuhën ruse dhe atë angleze. Por, nga Rusia është mohuar një pretendim i tillë i Turqisë.“Rusia nuk mund ta mohoj se e ka shkelur hapësirën tonë ajrore”, ka thënë Davutoglu gjatë një konferencë në Riad.Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov, të shtunën në mbrëmje e ka mohuar se aeroplani rus kishte hyrë në hapësirën ajrore turke.Gjatë një incidenti të ngjashëm në muajin nëntor, Turqia e ka rrëzuar një aeroplan ushtarak rus, incident i cili i ka tensionuar raportet mes të dyja vendeve.
 /marrë nga REL/