Rama: Arrestim çdo tatimori që kryen afera korruptive

Në ditën kur u arrestua kryetatimori i Tiranës, kryeministri Edi Rama pranoi se në tatime ka ende korrupsion.Kryeministri Rama në fjalën e tij  vuri theksin tek fakti që administrata tatimore, që sipas tij fjalë kyce të ketë shërbimin ndaj sipërmarrësit dhe jo gjuetinë ndaj tyre.Një apel per administratën e tatimeve erdhi edhe nga zv/ambasadori amerikan, i cili kërkoi që Shqipëria të vijojë luftën ndaj informalitetit.Kryeministri Edi Rama ka përsëritur vendosmërinë për ti shkuar deri në fund operacionit kundër informalitetit.Duke folur në prezantimin e projektit “Efiçenca e administratës tatimore” i mbështetur nga USAID, Rama deklaroi se nuk do të kursehen as zyrtarët që do të përfshihen në veprimtari korruptive.Rama:Me rëndësi është që operacioni të shkojë deri në fund dhe të mos jetë vetëm ndëshkimor, patjetër edhe ndëshkimor por dhe proces transfomimi rrënjësor qoftë i vetë administratës tatimore qoftë në marrëdhënie me sipërmarrjen.Çka do të thotë se nga operacioni kundër informalitetit përfituesi më i madh duhet të jetë vetë sipërmarrësi, ai  që paguan rregullisht taksat dhe që ka qenë prej vitesh i cënuar dhe kërcënuar nga konkurenca e pandershme dhe nga marrëdhënia e paligjshme mes konkurentëve të pandershëm dhe administratës tatimore. Jemi shumë të vendosur që të çojmë përpara këtë operacion, shumë të vendosur që të ndëshkojmë çdo inspektor apo drejtues të administratës tatimore që do të përfshihet ashtu siç kemi ndëshkuar deri tani në veprimtari korruptive që bie ndesh qëllimit, objektivat dhe frymës së këtij operacioni.Kryeministri renditi sukseset e këtij aksioni për formalizimin e ekonomisë.Rama: Me praninë dhe mbështetjen e USAID është operacioni kundër informalitetit. Falë këtij operacioni faktikisht kemi sot 33% më shumë biznese aktive seç kishim dy vjet më parë. Falë këtij operacioni ne sot regjistrojmë 626 mijë të punësuar ndërkohë që 2 vjet më parë kishim vetëm 471 mijë dhe falë këtij operacioni kemi mundur të bëjmë dhe disa hapa shumë të rëndësishëm për të lehtësuar biznesin e vogël dhe do të mund të bëjmë dhe hapa të tjerë për të lehtësuar më tutje sipërmarrjen.Për kreun e qeverisë sa më shumë qytetarë të paguajnë taksa, aq më shpejt do mund ta blejmë qytetërimin që të gjithë dëshirojmë për fëmijët tanë.Rama: Unë e vlerësoj si shumë të rëndësishme për faktin që ky bashkëpunim vjen në momentin më të duhur kur vendi megjithëse siç e tha dhe Sekretari Amerian i Shtetit është në drejtimin e duhur, ka nevojë për të ecur edhe më shpejt dhe në mënyrë të posaçme në luftën kundër informalitetit. Më ka pëlqyer gjithmonë një shprehje: Më pëlqen të paguaj taksat sepse me to unë blej qytetërimin. Kam qenë dhe mbetem i bindur se sa më shumë dhe sa më shpejt shqiptarët të gjithë të paguajnë taksat aq më shpejt do mund ta blejmë qytetërimin që të gjithë dëshirojmë për fëmijët tanë.Për këtë arsye është posaçërisht e rëndësishme që USAID-i në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve do të punojnë sëbashku në këtë moment gjatë këtij viti për të përmirësuar më tej procesin e brendshëm të administrimit tatimor duke adresuar çdo aspekt të tij që ka nevojë të riorganizohet apo ristrukturohet.Rama vlerësoi shumë të rëndësishme rritjen e kapaciteve analizuese të administratës tatimore dhe ekipit drejtues.Rama: “Dëgjova me shumë vëmendje dhe amerikanin që flet shqip dhe amerikanin që sapo ka ardhur dhe foli vetëm anglisht dhe kuptova shumë qartë që në radhë të parë mbështetja e tyre do të konsistojë në rritjen e kapaciteve analizuese të administratës tatimore dhe ekipit drejtues. Kjo është muzikë për veshët tanë, është pikërisht këtu sfida kryesore që administrata të mund të analizojë imtësisht dhe pastaj mbi bazën e analizës të ndërtojë një marrëdhënie krejtësisht ndryshe me biznesin,gjë që ka filluar, jo të bazuar me kontrollet e pafundme shumë rëndom të papëlqyeshme për biznesin, por bazuar tek analiza e riskut dhe konkluzionet e arsyeshme që bëjnë që fuqia kontrolluese e administraës të jetë shumë më e madhe dhe energjia për të kontrolluar të konsumohet në mënyrë shumë më të arsyeshme. Ka akoma shumë rezerva, të dhënat e janarit janë inkurajuese, por rezervat janë shumë më të mëdha. Kam gjithë arsyet të besoj që me asistencën e partnerëve amerikanë do mund të shfrytëzojmë me shumë sukses potencialin e madh që ka lufta kundër informalitetit në rast se zhvillohet me zgjuarsi, integritet dhe profesionalizëm të lartë.Projekti i USAID dhe organizata që do të zbatojë këtë program, Kryeministri i shërbeu për të promovuar sërish partneritetin publik-privat.Rama: Kur ju hodha një sy shënimeve që më kishte bërë stafi më erdhi pak për të qeshur sepse ky program do të zbatohet nga një organizatë e themeluar me nismën e Preseidentit të Shteteve të Bashkuara, por që është në të njëjtën kohë partneritet publik-privat. Pra Presidenti i SHBA-së e paska dhënë me koncesion këtë shërbim që ofron asistencë. Miqve amerikanë që janë këtu dhe që kanë ardhur nga larg do ju lutesha të mos e marrin përkthimin për keq sepse është në kontekstin e debatit politik shqiptar për momentin, por më pas me shumë kënaqësi do jua shpjegoj.Është një partneritet publik-privat që ofron një asistencë shumë të çmuar për të krijuar sisteme të shëndosha administrimi financiar në vendet në tranzicion apo me tregje emergjente.Ndërkohë në takim nuk munguan dhe batutat.Rama: U shqetësova në fillim se mendova që gabimin ortografik e ka bërë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, po më thanë pastaj se e ka bërë USAID kështu që amrikanëve që flasin shqip u falet që të shkruajnë efiçienca, në fakt duhet efiçenca.Rëndësi ka që nuk është gabimi jonë.