Të ardhurat në buxhet, Janari nis mbarë, 6.5 mld lekë më shumë se vjet

Të ardhurat në buxhet kanë pësuar rritje në janar, duke sinjalizuar një nisje të mbarë për tatimet dhe doganat. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, në janar u grumbulluan 32.2 miliardë lekë të ardhura, me rritje 6.5 miliardë kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më pare. Rritja ka ardhur kryesisht nga tatimi mbi fitimin, të ardhurat personale dhe akciza, duke dëshmuar se nisma anti informalitet po jep rezultatet e para ne buxhet.Tatimet dhe doganat e kanë nisur mbarë vitin 2016. Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë për rritje të të ardhurave në muajin e parë të vitit. Në janar, në buxhetin e shtetit janë arkëtuar 32.2 miliardë lekë të ardhura, me rritje 6.5 miliardë kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.Rritja ka ardhur kryesisht nga tatimet dhe doganat. Administrata fiskale ka grumbulluar në janar 21.1 miliardë lekë, me rritje 5.5 miliardë kundrejt janarit 2015.Performanca më e mirë rezulton e administratës tatimore, duke dëshmuar se nisma anti informalitet po jep rezultatet e para në buxhet. Sipas të dhënave të financave, gjatë janarit, tatimet kanë mbledhur 29.5 miliardë lekë të ardhura, ose 6.8 miliardë më shumë se janari i vitit të kaluar. Paralelisht, gjatë kësaj periudhe janë dyfishuar edhe rimbursimet e TVSH-së.Taksat që kanë pasur ecuri më të mirë janë të ardhurat personale nga 1.9 mld lekë në janar 2015 në 3.2 mld në janar 2016; tatimi mbi fitimin me rritje nga 558 milionë lekë në janar të vitit të kaluar në 1,4 miliardë në 2016 dhe akciza nga 1,7 miliardë në janar 2015, në 2,7 miliardë lekë në janar 2016.ECURIA E TË ARDHURAVE Burimi: Ministria e FinancaveJanar 2016 32.2 mld lekëJanar 2015 25.7 mld lekëRritja vjetore 6.5 mld lekëTË ARDHURAT NGA TATIMET DHE DOGANAT Burimi: Ministria e FinancaveJanar 2016 21.1 mld lekëJanar 2015 15.6 mld lekëRritja vjetore 5.5 mld lekëECURIA E TË ARDHURAVE TATIMORE Burimi: Ministria e FinancaveJanar 2016 29.5 mld lekëJanar 2015 22.7 mld lekëRritja vjetore 6.8 mld lekëECURIA E TAKSAVE KRYESORETaksat Janar 2015 Janar 2016Të ardhurat personale 1.9 mld lekë 3.2 mld lekëTatimi mbi fitimin 558 mln lekë 1.4 mld lekëAkciza 1.7 mld lekë 2.7 mld lekë