Nëpunësi civil: Ja kur pezullohesh dhe lirohesh nga shërbimi
Në rastet e mbylljes apo ristrukturimit, njësia përgjegjëse krijon një komision ristrukturimi, i cili shqyrton mundësitë e sistemimit të çdo nëpunësi civil në vendet e lira ekzistuese dhe propozon transferimin e nëpunësit në një pozicion të lirë të së njëjtës kategori apo përfundimin e marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësit.Statusi i Nëpunësi Civil, nuk do mund ta mbrojë dot një individ nga largimi apo lëvizja nga puna.Qeveria ka miratuar dje dy vendime, të cilat parashikojnë të gjitha rastet kur një Nëpunës Civil mund të lëvizet, pezullohet apo largohet përfundimisht nga shërbimi civil.Kështu mjaftojnë dy vlerësime negative në punë, nga eprori apo edhe ristrukturimi i institucionit, që dikush që sot gëzon statusin e Nëpunësit Civil, të hidhet në rrugë dhe kjo kundrejt vetëm 1 deri në 3 paga shpërblim.Më konkretisht, qeveria ka miratuar vendimin për transferimin e përkohshëm dhe të përhershëm të nëpunësve civile.Sipas tij, nëpunësi civil mund të transferohet përkohësisht në një pozicion tjetër të shërbimit civil të së njëjtës kategori, sipas rastit, përkatësisht brenda institucionit ku është emëruar, përfshirë edhe degët e tij territoriale, në një institucion të varësisë së institucionit ku është emëruar, në një institucion tjetër të shërbimit civil: a) në interes të institucionit, deri në 6 (gjashtë) muaj me/ose pa ndërprerje, gjatë 2 viteve; b) për përmirësimin e rezultateve të tij, deri në 3 (tre) muaj pa ndërprerje gjatë 2 viteve; c) për arsye të përkohshme shëndetësore apo gjatë shtatzënisë, të përcaktuara nga komisioni kompetent në bazë të ligjeve në fuqi, për aq sa është e nevojshme sipas vendimit të komisionit përkatës.Nëpunësi civil, mund të transferohet në interes të institucionit me kërkesë të institucionit, drejtorisë së interesuar apo njësisë së burimeve njerëzore.Në rastet kur nëpunësi civil kërkohet të transferohet në një institucion tjetër të shërbimit civil, të ndryshëm nga institucioni ku ai është i emëruar, institucioni që paraqet kërkesën për transferimin e përkohshëm, duhet të marrë paraprakisht miratimin e institucionit ku nëpunësi civil është i emëruar.Nëpunësi civil ka të drejtë, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga data e marrjes së njoftimit, të refuzojë me shkrim transferimin e përkohshëm pranë njësisë përgjegjëse dhe të dëgjohet prej saj, nëse:a) gjendja e tij shëndetësore, provuar me vërtetim mjekësor, e bën transferimin të pamundur;b) vendi ku transferohet gjendet më shumë së 45 km nga vendbanimi i nëpunësit civil.Në rastin e mbylljes dhe ristrukturimit, do të konsiderohen ndryshime të vendit të punës rastet në të cilat, për efekt të ristrukturimit të ndodhur në institucion: a) janë shkurtuar vende pune; b) janë ristrukturuar vende pune; c) kanë ndryshuar kriteret e vendeve të punës.Në këto raste, nëpunësit mund të sistemohen në vendet e reja të krijuara, të ristrukturuara apo të mbetura si pasojë e ristrukturimit.Nëpunësit e institucionit të ristrukturuar apo të mbyllur, njoftohen individualisht nga njësia e burimeve njerëzore, për fillimin e procedurës së transferimit apo përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil, për shkak të mbylljes apo ristrukturimit të institucionit, në momentin e miratimit të aktit të ristrukturimit apo mbylljes së institucionit.Efektet financiare për nëpunësit që do të transferohen apo do t’u përfundojë marrëdhënia e punësimit, fillojnë jo më shpejt se 1 (një) muaj nga momenti i njoftimit.Në rastet e mbylljes apo ristrukturimit, njësia përgjegjëse krijon një komision ristrukturimi, i cili shqyrton mundësitë e sistemimit të çdo nëpunësi civil në vendet e lira ekzistuese dhe propozon transferimin e nëpunësit në një pozicion të lirë të së njëjtës kategori apo përfundimin e marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësit.Komisioni përbëhet nga tre anëtarë dhe krijohet nga njësia përgjegjëse sipas rastit. Komisioni i ristrukturimit, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga data e ristrukturimit.Komisioni i ristrukturimit në vendimin e tij për përfundimin e marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë për shkak të mbylljes apo ristrukturimit të institucionit mbështetet mbi këto kritere: a) Vjetërsinë e nëpunësit civil në shërbimin civil; b) Vlerësimet e rezultateve në punë të nëpunësve civilë; c) Vlerësimin e fundit që ka pasur nëpunësi në testimin për përfitimin dhe përditësimin e njohurive shtesë. Ndërkohë që refuzimi i transferimit për arsye të tjera përveç pikës 20, të këtij vendimi, përbën shkak për lirimin nga shërbimi civil.Ndërkohë që vendimi i dytë i qeverisë trajton rastet e pezullimit dhe lirimit nga shërbimi civil.Kështu pezullimi i marrëdhënies në shërbimin civil bëhet në këto raste: a) Për shkak të njërës prej arsyeve të pezullimit, sipas nenit 54, të ligjit “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar; b) Me kërkesë të vetë nëpunësit; c) Në rastin e procedimit disiplinor.Në përfundimin e periudhës së pezullimit, nëpunësi civil që ka qenë i pezulluar për një afat deri në 3 muaj, rikthehet në pozicionin e tij të punës.Po ashtu nëpunësi civil lirohet nga shërbimi civil për shkaqet e parashikuara nga neni 66, i ligjit, me deklarimin e njësisë së burimeve njerëzore të institucionit, ku nëpunësi ushtron detyrën.Në rastin e institucioneve të administratës shtetërore, njësia e burimeve njerëzore njofton DAP-in për vendimin e lirimit nga shërbimi civil të nëpunësve të kategorisë ekzekutive, të ulët apo të mesme drejtuese, brenda 3 (tri) ditëve pune nga data e marrjes së vendimit.Lirimi nga shërbimi civil bëhet automatikisht menjëherë pas dy vlerësimeve negative radhazi nga njësia e burimeve njerëzore dhe i njoftohet menjëherë nëpunësit.Vlerësim negativ konsiderohet vlerësimi “jo kënaqshëm”.Në rastet e lirimit për shkak të mbylljes dhe ristrukturimit të institucionit, njësia e burimeve njerëzore të institucionit deklaron vendimin për lirimin nga shërbimi civil të nëpunësit civil, bazuar në njoftimin e Komisionit të Ristrukturimit ngritur për ristrukturimin apo mbylljen e institucionit.Nëpunësit civilë që lirohen për shkak të mbylljes dhe ristrukturimit të institucionit, në momentin e largimit përfitojnë dëmshpërblimin përkatës deri në tre paga, por gjithmonë në bazë të vjetërsisë./Marrë nga MAPO/