Tentoi të kalonte kufirin me drogë në makinë, poseduesi i ikën policisë

Policia Kufitare e Kapshticës ka sekuestruar 11.4 kg kanabis e cila ishte fshehur në një mjet dhe po tentonte të kalonte kufirin.Sipas policisë Jurgen (Denis) Memini 32 vjeç nga Korça ka tentuar të kalojë kufirin me mjetin e tij, por gjatë skanimit të mjetit është evidentuar se në serbatorin e makinës dyshohej se kishte drogë.Menjëherë, 32-vjeçari është kthyer në drejtim të Bilishtit ku gjatë rrugës ka rrezikuar edhe jetën e policiëve, pasi nuk i është bindur urdhërit për të ndaluar.Njoftimi i PolicisëMë datë  17.02.2016, në Pikën e Kalimit Kufitar  të Kapshticës, në dalje të Republikës së Shqipërisë,  ky shtetas,  pasi  ka kryer  kontrollin  në vijën e dytë  të automjetit të tij, tip “Mercedez-Benz” me targë AA009AU,  me të cilin  udhëtonte, ka kaluar  në pikën e kontrollit me skaner. Nga proçedura e skanimit  u dyshua se,  brenda mjetit, mund të kishte lëndë narkotike.  Jurgen Memini, porsa ka parë se i është evidentuar lënda narkotike, nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të Policisë,  por  është kthyer mprapa dhe është  larguar  me shpejtësi, së bashku  me automjetin e tij,  në drejtim të  Bilishtit duke rrezikuar dhe jetën e punonjësve të Policisë Kufitare që kanë tentuar ta bllokojnë.Menjëherë  u   angazhuan  shërbimet e Policisë,  si  edhe u ngritën  pika  kontrolli, në  zonat  ku dyshohej  se ky shtetas bashkë  me automjetin  e  tij, mund të  fshihej. Nga  veprimet e shpejta,  shërbimet operacionale  Kufitare, bënë të mundur  gjetjen   e automjetit, të këtij  shtetasi  në  fshatin Vishocicë, të rrethit Devoll, ku  ky  i fundit  e kishte braktisur.Në  vijim  të punës, në lidhje me këtë rast,  gjatë kontrollit  që Policia   ushtroi automjetit tip Benz me targë AA009 AU, rezultoi se në  pjesën e serbatorit,  u gjetën  të fshehura  si  dhe u  bllokuan  me  cilësinë e provës materiale :11 (njëmbëdhjetë) pako me bimë të dyshuar narkotike Canabis Sattiva me peshë të  përgjithshme  11  kg e  400 gr.Si  edhe  në  automjet, u gjet dhe u sekuestrua  edhe pasaporta  biometrike,  në  emër  të  këtij shtetasi.Nga  ana  e  strukturave të   Drejtorisë  Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Korçë, si edhe  Specialistëve  të  Seksionit  kundër  Narkotikëve,    po   punohet  intensivisht,   për   kapjen  e  shtetasit  të sipërpermendur,  evidentimin  e  personave  të  tjerë   të  implikuar,  si  edhe dokumentimin   e  plotë  të ngjarjes.Materialet  i  kaluan Prokurorisë  të Krimeve  të Rënda  në Tiranë, për veprat penale : “Trafikimi i narkotikëve “ mbetur  në  tentativë, si  edhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar  nga  nenet  283/a, 22 dhe 242 të  Kodit  Penal.drgoe e droge drogeaa drogeee drogeeeeeeeee