Një sfilatë frymëzuar nga rokeri David Bowie
Një sfilatë e frymëzuar nga rokeri vizionar britanik, David Bowie, i cili u nda nga jeta pak kohë më parë. Nga kjo ikonë e muzikës botërore ishte inspiruar stilistja Lubov Azria për koleksionin vjeshtë/dimër 2016 të prezantuar në javën e modës në Nju Jork."Për tu frymëzuar kemi përdorur një tufë më foto të David Bowie në vite," tha stilistja Azria. "Përgjatë katër dekadave të karrierës së tij, në jemi frymëzuar jo vetëm nga pamja e tij por edhe nga performancat. Një performues i tillë iu fal të gjithëve shpresë dhe bukuri. Edhe modeleja jonë është një performuese në pasarelë, dhe nëpëmjet saj të gjithë do të njihen me koleksionin. Pothuajse të gjitha vajzat modele mbajnë të veshura geta me shkëlqim. Duket sikur në një moment, me muzikën e duhur, ato do t'i zhveshin të gjitha rrobat, dhe do të ndjejnë jazzin."Bowie, i cili la pas hite si "SpaceOddity" apo "Ziggy Stardust", vdiq në moshën 69-vjeçare pas betejës me kancerin.Ekipi i brandit, të cilët në jetën reale janë bashkëshortë, Max dhe Lubov Azria prezantuan edhe çanta me ngjyra apo sandale të veçanta në koleksionin e tyre të fundit."Nga veshja e parë dhe deri tek e fundit, ka aq shumë për të parë dhe aq shumë për të ndjerë," tha Azria. "Për sa i përket ngjyrave, kjo është një gamë e bukur dimri, ajo fillon me grinë, shkon në deve, të bardhë, dhe kombinohet me xhins blu dhe të zi".Max Azria është një markë amerikane e modës me bazë në Los Angeles.
