Shërbimi i dializës, Nuk ofrohen kushtet minimale, pritet rikonstruksioni

Pacientët që marrin shërbimin e dializës në spitalin e Elbasanit përballen më vështirësi të shumta, ndërsa nuk u ofrohen as kushtet minimale për të marrë këtë shërbim. Por së shpejti pritet të finalizohet rikonstruksioni i godinës ç’ka do të ofrojë standardet e duhura për këta pacientë.Ky është ambienti ku çdo pacienti të dializës i duhet të marrë këtë shërbim në qytetin e Elbasanit. Spitali, sipas pacientëve, nuk plotëson as kushtet minimale, aparaturat tejkalojnë orët e punës dhe nuk funksionojnë, ndërsa vështirësi krijon edhe tejmbushja e dhomave ku merret shërbimi. Godina nuk ofron as infrastrukturën e nevojshme për personat me aftësi të kufizuar.Pacientët shprehen: Periudhën  e dimrit ku dyert dhe dritaret i mbajmë të mbyllura bëhet nje ambient shumë i rënde nga gazi karbonik që nxjerrim. Dhomat jane shumë të vogla, mungon ashensori. Aparaturat kanë vazhdimisht difekte, kanë që në vitin 2005.Sot numërohen mbi 800 të sëmurë me veshka në të gjithë vendin, që kanë nevojë për procesin e dializës, por është e pamundur që ky trajtim të bëhët në kushte të tilla. Investimi më i ri në godinën e re që pritet te rikonstrukohet dhe të vihet në dispozicion të pacientëve me probleme nga sëmundjet e veshkave, është një projekt që pritet të finalizohet sipas një plan ndërtimi që përmbush të gjitha standartet e kërkuara për të ofruar këtë shërbim në vend, bazuar në modelet më të mira dhe moderne të vendeve të zhvilluara."