Arrestohet me 7 doza heroine 32-vjeçari nga Pogradeci

Policia e Pogradecit ka arrestuar një 32-vjeçar pasi u kap me 7 doza heroine.Sipas policisë i arrestuari është Adriatik Kadilli nga Buçimasi i Pogradecit."Arrestimi i tij u bë pasi, dje në lagjen nr 1, në Pogradec, gjatë kontrollit trupor të ushtruar  këtij  shtetasi,  ju  gjetën  dhe  bllokuan  me  cilësinë  e provës  materiale 7  doza me lëndë  narkotike  të dyshuar, të  llojit  Heroinë si  edhe  një shumë  prej  86 000 lekë  të reja", thuhet në njoftimin e policisë.Materialet  i  kaluan  Prokurorisë  të  Rrethit Gjyqësor  Pogradec, për veprën penale: “Prodhimi  dhe  shitja e narkotikëve” parashikuar  nga  neni  283/1  i Kodit Penal.