Manjani me homologun turk: Të forcojmë masat ligjore anti terror dhe anti krim

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Turqi, zhvilloi një takim dypalësh me Ministrin Turk të Drejtësisë, Bekir Bozdag.Gjatë takimit  Manjani dhe Bozdag diskutuan për forcimin e bashkëpunimit reciprok mes dy vendeve dhe veçanërisht bashkëpunimin në fushën e drejtësisë për të luftuar fenomenet e përbashkëta kriminale.Duke u përqendruar te çështjet e drejtësisë, Ministri Manjani theksoi rëndësinë e forcimit të masave ligjore anti-terror dhe anti-krim.Në këtë kontekst, Manjani dhe Bozdag diskutuan për shkëmbimin e informacioneve dhe përvojave për të trajtuar me sukses luftën kundër krimit dhe trafiqeve.Gjithashtu, dy homologët ranë dakord edhe për detajimin e protokolleve të bashkëpunimit për t’i shërbyer më mirë qytetarëve të dy vendeve si dhe ndanë bindjen për t’u angazhuar në ndërtimin e lehtësira ligjore për komunitetin e biznesit në të dy vendet tona.“Turqia është partner i rëndësishëm strategjik në rajonin tonë. Forcimi i bashkëpunimit sektorial është rëndësishëm”, - tha z. Ylli Manjani ndër të tjera gjatë takimit me z. Bekir Bozdag.