SHBA, stacioni hekurudhor Grand Central në errësirë totale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shkurt 2016, 12:30
Ikën energjia elektrike në Grand Central. Një nga dy stacionet kryesore hekurudhore në New York, në zemër të Manhatanit, ka mbetur plotësisht në errësirë gjatë gjithë mëngjesit, me trena të prapambetur dhe shumë vuajtje për udhëtarët. Jo shumë fatmirësisht, falë ditës festive të President Day. Normalisht, gjatë orëve kulmore, stacioni është i mbushur me dhjetra mijra njerëz. Policia bllokoi menjëherë për siguri të gjitha hyrjet, përvec atij kryesorit, dhe po punon për të kuptuar nëse shkaku i defektit mund t’i atribuohet motit të keq.