Presidenca: Deklaratat e kryeministrit fyese, Rama: Keqardhje, i doli avionit përpara
Prania e Presidentit te Republikës, Bujar Nishani, në aeroportin e Rinasit në pritjen e Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry, solli përplasje mes Kreut të Shtetit dhe kryeministrit Rama.Presidenti Nishani ka dënuar ashpër deklaratën e Ramës në një intervistë televizive, i cili e krahasoi Presidentin me punonjësit e aeroportit.Deklarata e Presidencës: “Kërkesa e Sekretarit Kerry e përcjellë përmes Ambasadës së SHBA në Tiranë për të takuar Presidentin e Republikës gjatë mbërritjes së tij në Shqipëri ishte një nder i veçante dhe respekt.I kërkojmë kryeministrit të vendit të tërheqë menjëherë deklaratën fyese dhe spekulative ndaj presidentit të republikës dhe Sekretartit të shtetit të SHBA, pasi një qëndrim i tillë nuk përfaqëson nderimin dhe mirënjohjen që shqiptarët anembanë botës kanë ndaj SHBA dhe popullit amerikan.”Por vetë Kryeministri në një postim në rrjetet sociale, ka sqaruar edhe njëherë qëndrimin e tij:Rama: "Presidenca më ka keqkuptuar!Thjesht isha e jam i keqardhur që Presidenti i Shqipërisë i doli avionit përpara. Si e pse, kjo s'ka pikë rëndësie".