Kryengritja antikomuniste, Banorët e Kelmendit përkujtojnë 71 vjetorin
Banorët e Kelmendit në Malësinë e Madhe kanë përkujtuar 71 vjetorin e kryengritjes antikomuniste ku humbën jetën të paktën 80 të rinj që kundërshtuan regjimin e egër komunist, ndërsa dhjetëra familje u internuan. Banorët thanë se askush nga e majta nuk ka marrë pjesë në ceremonitë përkujtimore në 25 vite demokraci.Kelmendi ka përkujtuar 71 vjetorin e kryengritjes së parë antikomuniste në Shqipëri. Të mbledhur në qender të kësaj njësie administrative, banorët kujtuan të afërmit e tyre që 71 vjet më parë luftuan me armë në dorë për të ndalur hyrjen e forcave komuniste, që me dhunë kërkonin të shtypnin rezistencën e kelmendasve.Banorët thonë: Këta njerëz edhe sot janë të persekutuar sepse pushteti i sotëm nuk i lejon. Mbas 25 vjet demokraci, vit për vit ne i nderojmë këta burra, por a thua se do të vij një ditë që dhe të majtët do ti vënë një tufë me lule, t’i kërkojnë falje dhe ti thonë që ju ishit nderi i atdheut dhe i kombit. Na falni se ju kemi pushkatuar. Nuk janë më personat që kanë pasur vetëm një shenjë persekutimi.Pjesë e këtij tubimi u bënë edhe përfaqësues politik si dhe anëtarë të shoqatës së ish të përndjekurve.Tomor Alizoti: Një përpjekje e rrallë që na bën në të gjithëve të bëhemi krenarë sot dhe te mos presim që këtë përvjetor këta burra ti nderojnë te majtët, sepse ato nuk kane për të ardhur asnjëhërë këtu pranë këtij memoriali, ata nuk dine të kërkojnë faljë, ashtu siç me punë të mbrapshta sot po i prijnë Shqipërisë.Belind Kelliçi: Si ka mundësi që të rinjtë e kësaj zone mos të angazhohen me Partinë Demokratike dhe mos të respektojnë gjithë, mundin, djersën dhe gjakun e të parëve të tyre. Është detyrë e rinisë se Partisë Demokratike për të sjellë ndryshimin në këtë vend.Gjokë Uldedaj:Ka mijëra njerëz të humbur, janë rrugëve , prandaj mblidhuni dhe behuni fator politik.Në tubimin e 71 vjetorit të Kryengritjes Antikomuniste të Kelmendit moren pjesë edhe perfaqësues të qarkut e Këshillit Bashkiak ,Shkodër dhe të PD së Malësisë së Madhe.