Basha: Rama bëri kurban Canin, Ahmetaj i besuari i bandës plaçkitëse

Partia Demokratike, ndryshimet në kabinetin e kryeministrit Edi Rama, i lexon si promovim dhe mbështetje që i bëhet korrupsionit dhe jo përpjekje për të përmirësuar qeverisjen.  Basha, tha se kryeministri ndëshkoi Shkëlqim Canin për vjedhjen e 400 milionë dollarëve, por në vend të tij promovon të besuarit simbol të korrupsionit qeveritar Arben Ahmetaj. Për ndryshimet në qeveri, reagoi dhe ish-Ministri i Financave, Ridvan Bode dhe sekretari i Përgjithshëm Arben RistaniTirane- Ndryshimet në qeveri, Kryetari i Partisë Demokratike Luzlim Basha, i vlerësoi si promovim që kryeministri Edi Rama, po i bën vjedhjes dhe hajdutërisë. Sipas tij, këto ndryshime nuk sjellin asgje të re vetëm sa e thellojnë korruspionin qeveritar.Lulzim Basha: "Pasi bëri kurban Shkëlqim Canin për të mbuluar vjedhjen e 400 milionë dollarëve në tatime dhe dogana, me caktimin e Arben Ahmetajt si ministër financash, Rama konfirmoi se plaçkitja, zhvajtja, mbushja e xhepave me paratë e shqiptarëve, janë standartet e tij të qeverisjes. Ai ka feksur me landfillin e Elbasanit nga ku vidhen 10 mijë euro para publike në ditë, dhe ka shkëlqyer si ndërmjetësi i pazarit të fshehtë, të paligjshëm dhe korruptiv për mega-aferën Skavica.Emërimin e zëvendës ministres së Shëndetësisë Milva Ekonomit, në postin e Ministres së Ekonomisë, Basha e cilësoi si dekorim të modelit korruptiv të koncesioneve të cilat sipas tij janë kthyer në vjedhjet më të mëdha në histori."Si zv.ministre e Shëndetësisë zonja Ekonomi ka qenë një punëtore e palodhur në këtë skemë të madhe zhvatje. Për këtë kontribut ajo shpërblehet nga Rama duke u emëruar Ministre e Ekonomisë. Mesazhi i Ramës është i qartë. Vidh, bëhesh deputet dhe ministër. Vidh më shumë, Edi Rama të beson financat, të beson ekonominë e vendit"Sipas Partisë Demokratike ndryshimet në qeveri janë arnime që pasqyrojnë vetëm interesa financiare dhe do thellojnë rekordet e vjedhjes. Ndryshimi i vërtetë sipas tyre nis vetëm me largimin e kryeministrit Rama.Ridvan Bode: "Kjo është një manovër por por dielli me shoshë nuk mund të mbulohet. E vërteta është se janë dështimet e qeverisë në tërësi, të politikave të ndërmarra nga kjo qeveri, dështimi i taksës progresive, agresivitetit që ka mbajtur në raport me biznesin, i rrënimit të mirëqënies të ekonomisë dhe buxheteve të familjeve shqiptare, që bënë që vitin e kaluar megjithëse u shtuan rreth 200 milionë dollarë taksa dhe u pretendua për një rritje ekonomike,  të ardhurat në fund qenë rreth 400 milionë më pak krahasuar me një vit më parë. Kemi të bëjmë me një model tërësisht të dështuar" Arben Ristani: "Për mua Rama duhet të ikë vetë sepse ka treguar se nuk është i aftë ta qeverisë këtë vend. Noli tingëllon shumë aktual  pas 100 vitesh, kur një Halim që s'di këndim bëhet ministër për arsim"  bashaa /Oranews.tv/