Prodhimet e zonës, eksportohen deri në Ukrainë

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ishte në një fabrikë përpunimi të fruta perimeve, nga ku u bëri thirrje fermerëve të zgjerojnë varietetet e kultivuara që të zgjerojnë tregun. Zona e Lezhës eksporton fruta perime deri në Ukrainë.Panariti vizitoi një fabrikë të përpunimit të fruta perimeve në Lezhë, që cilësoi model për funksionimin e bujqësisë. Ministri u apeloi fermerëve për zgjerim me varietete të reja për përpunim.Edmond Panariti: Ne do të bëjmë ç’është e mundur në zgjerimin e varieteteve të reja të ullirit të cilat kërkohen me shumicë në tregjet botërore, kërkohet shumë edhe për prodhim. Në mënyrë që ne të plotësojmë kërkesat e këtij tregu të madh, sfida jonë është të zgjerojmë me kurajo sipërfaqen e kultivuar me perime.Prodhimet e konservuara shqiptare u janë drejtuar edhe tregjeve të huaja.Andrej Sambulov:  Cilësia është e mirë , dhe tregu po ashtu. Ukrania mer mallra nga Italia, Greqia dhe mendoj se mallin qe do ta marrim këtu do te jetë cilësi mjaft e mirë dhe për Ukrainën.Kemi interes për të eksportuar prodhimet e përpunimit të fruta perimeve në Lezhë. Cilësia e tyre është shumë e mirë dhe në Ukrainë, ka interes të qytetarëve për këto produkte.Lezha është një zonë, ku fermerët merren kryesisht me bujqësi e blektori.